Degjo Online Mbylle

Radio K4 on Facebook

Our Favourite of the Week



MOVIE BOX

Find more about Weather in Pristina, KV
Click for weather forecast


Tre artiste bashkojnë forcat, për një album të përbashkët

10.10.18

Dashamirët e muzikës klasike do të kenë rastin që të bëhen ndjekës të drejtpërdrejtë të një ngjarjeje kulturore, e cila do të ndodh nesër (11.10.18) në lokalet e Galerisë së Ministrisë, Kulturës dhe Sportit, në Prishtinë.
Është pikërisht ansambli “Trio Vivo”, në përbërje të artisteve: Lejla Pula, në piano, Enkelejda Zajmi Gorani, në flaut dhe sopranoja, Besa Llugiqi, të cilat  do të promovojnë albumin e tyre të parë, me titull “Për Vendin tim”.

Sa kohë i është nevojitur artisteve pjesëmarrëse për realizimin e këtij projekti artistik, për Radio KFOR-in foli sopranoja, Besa Llugiqi:

“Për ta realizuar një projekt të tillë, të cilin do ta prezantojmë nesër në formë të një CD-je, na është nevojitur 1 vit e gjysmë. CD-ja përfshinë 9 vepra muzikore nga kompozitorë të njohur vendor dhe botëror.”

Theksojmë se “Trio Vivo” është ansambli i parë i këtij formacioni në Kosovë, i themeluar në vitin 2013, i cili ka performuar në ngjarje të ndryshme kulturore në vend dhe në botë.



Lexo më Shumë