Zgjedhim fotografinë më të bukur!

04.04.17

Përfundon gara K4 LIKE
 
Gara pranverore e Radio KFOR-it, ‘K4 LIKE’ tanimë ka përfunduar. Fotografitë e dërguara të stinës së pranverës janë duke u vlerësuar nga ekipi ynë profesional i fotografëve të cilët do të zgjedhin 10 fotografi më të mira.
 
Dhjetë fotografitë më të mira do të postohen në Facebook faqën tone Radio KFOR 90.2 Shqip, filluar nga dita e martë, 18. Prill, deri të martën më 2 Maj. Gjatë kësaj kohe, dëgjuesit dhe përdoruesit e Facebook-ut mund të votojnë fotografinë e tyre të preferuar.
 
Fotografia fituese do të vendoset nga shumica e pëlqimeve dhe shpërndarjeve të marra në Facebook. Fituesi do të shpallet të mërkurën më 3 Maj.
 
Çmimet që do t’i marrin fituesit janë:
 
Çmimi i parë – 100 euro, plus fotografia fituese do të vendoset në një kornizë të bukur të
 
nënshkruar nga KFOR;
 
çmimi i dytë – 50 euro
 
dhe çmimi i tretë 25 euro.
 
Stafio i Radio KFOR-it ju dëshiron shumë fat!