METALLICA ME ‘LIVE-ALBUM’
Anëtarët e heavy-metal-bendit amerikan ‘Metallica’, do të lansojnë një live-album, ku do të përfshihen incizimet e koncerteve të mbajtura gjatë periudhës kohore: 1989-2004. “Fansat na kanë ‘ndihmuar’ rreth krijimit të albumit. Kemi ‘shkurtuar’ listën e këngëve, të cilat nuk janë lansuar më parë në versionin ‘live’”, shkruan në ueb-faqen zyrtare të bendit. Albumi titullohet ‘Six Feet Down Under’. Në të janë përfshirë edhe: dy këngë nga v. 1989-‘Eye of a Beholder’ dhe ‘...And Justice for all’, dy nga v. 1993 (nga koncerti në Pert dhe Melbourne)-‘Through the Never’ dhe ‘The Unforgiven’, si dhe: ‘Low man's lyric’, ‘Devil's dance’, ‘Frantic’ dhe ‘Fight fire with fire’. (10.09.2010-12:00)
SNOOP DOGG ME ALBUM TË RI
Snoop Dogg ka zbuluar planet rreth daljes në treg të albumit ‘Doggstyle II’. Ky do të duhej të ishte vazhdimi i albumit debutues, ‘Doggstyle’, të cilin Snoop Dogg e kishte lansuar në treg në v. 1993. Reperi, tanimë, ka incizuar 18 këngë të reja, të cilat planifikon t’i përfshijë në këtë album (për incizimin e këngëve, është duke i ndihmuar producenti i njohur, Swizz Beatz). Emri i plotë i albumit të ri – do të jetë: 'Doggystyle II: The Doggymentury', i cili, sigurisht, do të lansohet gjatë këtij viti. (08.09.2010-19:00)
TRAVIE MCCOY ME SINGLE TË RI
Travie McCoy, këtë tetor, lanson single të ri. Frontmeni i hip-hop bendit popullor amerikan ‘Gym Class Heroes’, McCoy, është duke u kënaqur me suksesin e arritur në solo-karrierë, pas lansimit të albumit ‘Lazarus’, i cili pushtoi top-listat botërore me singlin e parë: ‘Billionaire’. Singli i ri titullohet: ‘We’ll Be Alright’, ku si sample është përdorur hiti i madh britanik i rock-bendit Supergrass, ‘Alright’ (v.1995). Zyrtarisht, kënga do të paraqitet më 18 tetor. (08.09.2010-17:30)
NATASHA BEDINGFIELD LANSON ALBUMIN E RI
Natasha Bedingfield ka zbuluar datën e daljes në treg të albumit të saj të ri. Pop-muzikantja britanike, Bedingfield, e njohur me singlin ‘These Words’, më 9 nëntor, do të lansojë studio-albumin e ri, të katërtin në karrierën e saj muzikore. Albumi titullohet ‘Strip Me’ dhe përmban 13 këngë të reja, të përzgjedhura nga 200 këngët, të cilat ajo i ka shkruar gjatë turneut. Singli i parë ishte kënga ‘Touch’, videoklipi i së cilës është shfaqur më 27 korrik. (08.09.2010-17:30)
SHARON CORR – SOLO!
Edhe një muzikante nga familja Corr vazhdon solo! Pesë vjet kanë kaluar, që kur Corrs (themeluar nga anëtarët e familjes Corr) kanë vendosur të pushojnë nga karriera e suksesshme muzikore. Tani, violinistja dhe vokalistja, Sharon Corr, rikthehet në skenën muzikore dhe paralajmëron daljen në treg të solo-albumit të saj të parë. Emri i albumit do të jetë ‘Dream Of You’ dhe në Britani do të plasohet në treg më 13 shtator. Albumin e paralajmëron singli ‘Everybody’s Got To Learn’, përpunim i këngës së bendit Korigs (nga v. 1980), mirëpo shumica e këngëve të tjera në album – janë vepër autoriale e Sharon Corr-it. Meloditë e këtyre këngëve - janë të ngjashme me ato që, dikur, i krijonte bendi Corrs: një përzierje e pop-rock-ut melodik dhe folk-muzikës irlandeze. Ndryshe, një ribashkim i bendit Corrs - do të ishte i mundur vitin e ardhshëm, ka thënë vet Sharon, e dyta nga familja Corrs - që vazhdon karrierën muzikore-solo. Para saj, Andre Corr ishte ajo që e lansoi solo-albumin me titullon: ‘Ten Feet High’ (v. 2007). E. (08.09.2010-12:00)
BUBLE VJEN ME ‘HOLLYWOOD’!
Ekskluzivisht ju prezantojmë singlin më të ri nga Michael Buble. Bëhet fjalë për këngën 'Hollywood' me të cilën mega ylli kanadez Michael Buble do të paralajmëroj rieditimin e albumit të tij të fundit të lansuar një vit më parë, 'Crazy Love'. Delux versioni i albumit 'Crazy Love', lansimi i së cilit pritet në muajin tetor, së bashku me set këngët origjinale, të cilat do të përfshijnë edhe hit singlat 'Haven't Met You Yet' dhe 'Baby (You Got What It Takes)', do të sjell edhe disa këngë të reja shtesë. Michael Buble është këngëtar dhe aktor kanadez, fituesi i dyfishtë i çmimit Grammy, si dhe fitues i disa çmimeve Juno. Famën botërore e ka arritur në vitin 2005 me albumin 'It's Time', kurse albumi 'Call Me Irresponsible' është shitur në më shumë se 25 milion kopje.
RIHANNA E RE E 'ZHURMSHME'
Rihanna ka bërë të ditur titullin e albumit më të ri. Bëhet fjalë për albumin 'Loud', zyrtarisht albumin e pestë të pop yllit nga Barbados, i cili vjen vetëm një vit pas albumit 'Rated R'. Albumin e ri, Rihanna do të lansoj në muajin nëntor të këtij viti, dhe ai pritet të jetë më argëtues se albumi i saj i fundit. Albumit do t’i paraprijë single 'Only Girl (In The World)’, radio premiera botërore e së cilit do të bëhet të mërkurën.
KINGS OF LEON NË TURNE NË DHJETOR
Kings of Leon kanë paralajmëruar turneun e ri në Britaninë e Madhe. Pas paraqitjes së tyre para 65 000 fansave në London’s Hyde Park (në qershor) dhe performancës në festivalin e sivjetmë ‘F’, bendi-në muajin dhjetor-do të kthehet në skenë me koncerte të reja. Turneu nis më 13 dhjetor në Manchester dhe përfundon më 21 dhjetor në Londër. Biletat do të jenë në shitje nga e premtja (10 shtator). Ndryshe, më 18 tetor 2010, Kings of Leon lansojnë albumin e tyre të pestë, ‘Come Around Sundown’.
Këto janë datat e koncerteve - që janë paraparë të mbahen në muajin dhjetor:
Manchester Evening News Arena – 13
Sheffield Motorpoint Arena – 14
Birmingham NIA - 16 & 17
Sheffield Motorpoint Arena - 19
London The O2 Arena – 21. (07.09.2010-14:00)
EDHE ALEXANDRA BURKE NË TURNE
Alexandra Burke ka paralajmëruar turneun e saj të parë në Britani. Turneu ‘All Night Long’ do të nis në fillim të 2011 dhe përfshin 18 koncerte – gjatë janarit dhe shkurtit. Nëpërmjet këtyre koncerteve, do të bëhet promovimi i studio-albumit të saj të dytë, i cili pritet të plasohet në treg këtë dimër (përfshin edhe singlin e saj aktual, ‘Start Without You’). Biletat për këtë turne - do të jenë në shitje nga 10 shtatori (e premte). Ja edhe datat e caktuara për mbajtjen e koncerteve për vitin 2011:
Glasgow, Clyde Auditorium (20 janar, 2011)
Harrogate, Harrogate International Centre (21)
Ipswich, Regent Theatre (22)
Swindon, Oasis (24)
Bristol, Colston Hall (25)
Plymouth, Pavilions (27)
Cardiff Arena (28)
Birmingham, NIA (29)
Nottingham, Royal Centre (31)
Sheffield, City Hall (1 shkurt)
Newcastle, City Hall (3)
Manchester, Apollo (4)
Blackpool, Winter Gardens (7)
Liverpool, Echo (8)
London, HMV Hammersmith Apollo (10)
Bournemouth, BIC (12)
Brighton, The Brighton Centre (14)
Wolverhampton, Wolves Civic (15). (07.09.2010-14:00)
NADINE COYLE ME PROJEKT TË RI
Nadine Coyle po shkon pas hapave të koleges, Cheryl Cole. Vokalistja britanike e bendit ‘Girls Aloud’, Nadine Coyle, ka paraqitur planet e daljes në treg të singlit dhe albumit debutues. Këngëtarja ka themeluar edhe shtëpinë e saj diskografike, Black Pen Records, me qëllim të lansimit të albumit, me titull: ‘Insatiable’. Albumi arrin në tregun britanik më 8 nëntor (singli i parë- më 1 nëntor). Kënga titullare është zgjedhur si single i parë zyrtar; autorë janë: vet Coyle, ish-partneri Robbie Williams dhe Guy Chambers. Në këtë album, në mesin e autorëve të shumtë, kanë punuar edhe: William Orbit, Toby Gad dhe Desmond Child. (06.09.2010 - 17:30)
‘REMEMBER LOVE’ NË NDER TË VIKTIMAVE TË "LOVE PARADE ’10"
DJ-të: Paul Oakenfold, Paul van Dyk dhe Armin van Buuren – do të lansojnë një këngë të përbashkët! Ata kanë vendosur që, me anë të kësaj kënge, t’i nderojnë viktimat e festivalit të sivjetmë të ‘Love Parade’, mbajtur më 24 korrik (në Gjermani). Kënga e titulluar ‘Remember Love’, do të lansohet më 11 shtator, nën emrin e përbashkët: DJs United. Me këtë rast, Paul Oakenfold ka thënë: ‘Më ka shkuar mendja të bëjmë diçka. Në të gjitha zhanret tjera, artistët mblidhen për një qëllim të përbashkët. Mendoj se kjo është hera e parë-që një gjë e tillë bëhet nga dikush i skenës dance’. (06.09.2010 - 17:30)
'RADIOACTIVE' SE SHPEJTI NE TREG!!
Kings of Leon do të lansojnë singlin më të ri. Kënga e titulluar 'Radioactive' zyrtarisht është konfirmuar si single i parë nga albumi më i ri i rock bendit amerikan Kings of Leon. Titulli i albumit do të jetë 'Come Around Sundown' dhe zyrtarisht do të publikohet më 19 tetor. Radio premiera e singlit 'Radioactive' do të jetë më 13 shtator kurse videoklipi do të prezantohet në web faqen e bendit kingsofleon.com më 8 shtator. Albumi 'Come Around Sundown' është realizuar në New York, kurse producentët janë Angelo Petraglia dhe Jacquire King.
EDHE NJE X-MAS ME MARIAH CAREY!
Mariah Carey ka zbuluar detajet e X-mas albumit më të ri të saj. Këngëtarja amerikane është edhe njëra nga ‘pronaret’ të albumeve më të suksesshëm të kushtuar kohës së krishtlindjeve. Këtë sukses ajo ka arritur me albumin 'Merry Christmas' të lansuar në vitin 1994, në të cilin gjendej kënga e popullarizuar 'All I Want For Christmas is You'. 16 vite më vonë, Mariah Carey ka paralajmëruar albumin e ri i cili do të titullohet 'Merry Christmas II You'. Albumi në fjalë zyrtarisht në treg do të del më 2 nëntor, kurse lista e këngëve ende nuk është publikuar. Albumi do të përmbaj 6 këngë të reja, si dhe remix versionin e mega hit këngës 'All I Want For Christmas is You'. Së bashku me CD, në po të njëjtën ditë, do të publikohet edhe DVD.
LISTA E FITUESVE: ‘EMMY AWARDS 2010’
Mbrëmë në Los Angelos u mbajt ceremonia 62 me radhë e ndarjes së çmimeve Emmy Awards 2010. Kjo ceremoni u organizua edhe këtë vit në teatrin e famshëm Nokia të Los Angjelos-it në Kaliforni, ndërsa u drejtua nga Jimmy Fallon i cili njihet edhe si moderatori i emisionit televiziv shumë të njohur në SHBA ‘Late Night’. Në vijim do t’ju njohim me listën e të nominuarve dhe fituesve të mbrëmshëm të çmimeve Emmy Awards 2010:
Outstanding Comedy Series
• Curb Your Enthusiasm
• Modern Family (Fitues i çmimit Emmy)
• The Office
• 30 Rock
• Nurse Jackie
• Glee
Outstanding Drama Series
• True Blood
• Dexter
• Mad Men (Fitues i çmimit Emmy)
• The Good Wife
• Breaking Bad
• Lost
Lead Actress in a Comedy
• Amy Poehler, Parks and Recreation
• Edie Falco, Nurse Jackie (Fitues i çmimit Emmy)
• Julia Louis-Dreyfus, The New Adventures Of Old Christine
• Toni Collette, United States Of Tara
• Lea Michele, Glee
• Tina Fey, 30 Rock
Lead Actor in a Comedy
• Larry David, Curb Your Enthusiasm
• Matthew Morrison, Glee
• Tony Shalhoub, Monk
• Steve Carell, The Office
• Alec Baldwin, 30 Rock
• Jim Parsons, The Big Bang Theory (Fitues i çmimit Emmy)
Supporting Actress in a Comedy
• Jane Lynch, Glee (Fitues i çmimit Emmy)
• Jane Krakowski, 30 Rock
• Sofia Vergara, Modern Family
• Kristen Wiig, Saturday Night Live
• Julie Bowen, Modern Family
• Holland Taylor, Two and a Half Men
Supporting Actor in a Comedy
• Jesse Tyler, Modern Family
• Neil Patrick Harris, How I Met Your Mother
• Chris Colfer, Glee
• Ty Burrell, Modern Family
• Eric Stonestreet, Modern Family (Fitues i çmimit Emmy)
• Jon Cryer, Two and a Half Men
Lead Actress in a Drama
• Julianna Margulies, The Good Wife
• Kyra Sedgwick, The Closer (Fitues i çmimit Emmy)
• Glenn Close, Damages
• Mariska Hargitay, Law & Order: Special Victims Unit
• Connie Britton, Friday Night Lights
• January Jones, Mad Men
Lead Actor in a Drama
• Kyle Chandler, Friday Night Lights
• Bryan Cranston, Breaking Bad (Fitues i çmimit Emmy)
• Michael C. Hall, Dexter
• Hugh Laurie, House
• Matthew Fox, Lost
• Jon Hamm, Mad Men
Supporting Actor in a Drama
• Martin Short, Damages
• Terry O'Quinn, Lost
• Andre Braugher, Men of a Certain Age
• Aaron Paul, Breaking Bad (Fitues i çmimit Emmy)
• Michael Emerson, Lost
• John Slattery, Mad Men
Supporting Actress in a Drama
• Rose Byrne, Damages
• Christina Hendricks, Mad Men
• Archie Panjabi, The Good Wife (Fitues i çmimit Emmy)
• Elisabeth Moss, Mad Men
• Sharon Gless, Burn Notice
• Christine Baranski, The Good Wife
Reality-Competition Program
• American Idol
• Dancing with the Stars
• Project Runway
• The Amazing Race
• Top Chef (Fitues i çmimit Emmy)
Host for a Reality or Reality-Competition Program
• Jeff Probst, Survivor (Fitues i çmimit Emmy)
• Phil Keoghan, The Amazing Race
• Tom Bergeron, Dancing with the Stars
• Heidi Klum, Project Runway
• Ryan Seacrest, American Idol .
Ju njohim gjithashtu se mbrëmë u nda edhe çmimi humanitar ‘Bob Hope Humanitarian Award’, çmim ky me të cilin u nderua aktori i mirënjohur George Clooney i cili ishte i pranishëm në këtë ceremoni dhe e pranoi vetë çmimin. DiTa 30.08.10
BRITNEY SPEARS SIVJET MARTOHET PËR TË TRETËN HERË
Pop këngëtarja Britney Spears po planifikon që këtë vit të dal edhe njëherë përpara alltarit për ti thënë ‘PO’ të dashurit të saj apo bashkëshortit të saj të tretë me radhë. Pop princesha Spears sipas agjensionit të lajmeve ‘Dailystar’, ka vendosur që deri në fund të këtij viti të martohet me ish-agjentin dhe njiherit ish të dashurin e saj Jason Trawick.
Këngëtarja Spears më herët ka qenë e martuar me Jason Alexander në vitin 2004, mirëpo në po të njejtin vit ajo u nda dhe u lidh me të dashurin e saj Kevin Federline 32 vjeç, me të cilin më pas u martua dhe ka dy fëmijë të gjinisë mashkullore. Spears u nda edhe nga Kevin dy vite më vonë në vitin 2006. Tani agjensioni në fjalë dhe mediat Amerikane shkruajn për një martesë të tretë të këngëtarës Britney deri në fund të këtij viti me ish agjentin e saj,Trawick 38 vjeçar, mirëpo këngëtarja personalisht as nuk e ka pohuar apo mohuar këtë lajm. DiTa 26.08.10
MARILYN MONROE BIONDINA MË E BUKUR E GJITHA KOHËRAVE
Ylli i filmit dhe njiherit simboli i së bukurës Marilyn Monroe ka fituar edhe një titull të ri, kësaj radhe është përzgjedhur si femra më e bukur e të gjitha kohërave ndër biondina. Marilyn ka tejkaluar me bukurinë e saj edhe femrat e kohës së sotme si Cameron Diaz, Scarlett Johansson dhe Madonna. Kompania e njohur ‘One Pole’, e cila merret me hulumtime të ndryshme kësaj radhe e ka pasur për detyrë të përzgjedhë biondinën më të bukur dhe ja në vijim ju njohim me listën e biondinave më të bukura të të gjitha kohërave:
1. Marilyn Monroe
2. Grace Kelly
3. Brigitte Bardot
4. Cameron Diaz
5 .Holly Willoughby
6. Joanna Lumley
7. Scarlett Johansson
8. Stevie Nicks
9. Olivia Newton-John
10. Debbie Harry
11. Madonna
12. Doris Day
13. Goldie Hawn
14. Gwen Stefani
15. Denise Van Outen
16. Barbara Windsor
17. Honor Blackman
18. Tess Daly
19. Charlize Theron
20. Paris Hilton. DiTa 25.08.10