TITULLI ‘MISS UNIVERS’ I SHKOI BUKUROSHËS NGA MEKSIKA
Meksikanja 22 vjeçe tejkaloi me bukurinë e saj të gjitha konkurentet në spektaklin e bukurisë Miss Universe i cili u mbajt mbrëmë në Las Vegas. Emri i miss më të bukurës nga Universi është Jimena Navarrete nga qyteti Guadalahara dhe është kjo bukuroshje e cila la pas 82 konkurentet e saj. Mbrëmë u mbajt edicioni i 59 i spektaklit të bukurisë së Miss Universit ku përcjellëse e parë e Miss Univers u zgjodh Jendi Filips nga Jamaika, përderisa përcjellësja e dytë e missit u zgjodh Jesinta Kempbell nga Australia. DiTa 24.08.10
KANYE WEST ME KËNGË TË REJA ÇDO TË PREMTE
Deri në datën e festës së Krishtëlindjes këngëtari Kanye West ka njoftuar se çdo të Premte do të lansoj nga një këngë të re. Këtë lajm këngëtari West e publikoi në faqën e tij private në Twitter ku shkruhej ‘E di se ju të gjithë jeni të etur për muzikë, për këtë asrye kam vendosur që çdo të Premtë deri në Krishtëlindje të lansoj nga një këngë të re dhe do ti quaj këto lansime si Good Fridays (Të Premtet e mira)’. Në anën tjetër Kanye West është duke e përgaditur edhe albumin e tij më të ri me singllin e parë që do të dal nga ky album të cilin vetëm se e ka titulluar ‘Power’. DiTa 24.08.10
TIGER WOODS NDAHET EDHE ZYRTARISHT NGA BASHKËSHORTJA
Tiger Woods i cili njihet si lojtari më i mirë i golfit në botë edhe zyrtarisht është ndarë dje nga bashkëshortja e tij Elin Nordegren, kanë njoftuar dje avokatët e çiftit në fjalë për mediat Amerikane. Çifti Woods dhe Nordegren kanë filluar procedurën e ndarjes në gjyq para nëntë muajsh kur Nordergren kuptoi se bashkëshorti i saj Woods e kishte tradhtuar atë vazhdimisht me femra të tjera. Woods pas këtij skandali i ka kërkuar falje publike bashkëshortes, familjes, shokëve dhe fansave të tij që i kishte zhgënjyer pasi që ishte shtirur se ka një jetë familjare të shëndoshë, çka doli e kundërta.
Çifti i ndarë tani më Tiger Woods dhe Elin Nordergren ishin martuar më datën 5 Tetorë të vitit 2004 në Sandy Lane në Karaibe dhe kanë edhe dy fëmijë bashk një djalë 3 vjeç Sam Alexis dhe një tjetër 1 vjeçar Charlie Axel. Mediat ende nuk kanë bërë të ditur se cili nga prindërit e ndarë do të marr përkujdesjen ndaj fëmijëve. DiTa 24.08.10
SANDRA BULLOCK DHE TOM HANKS BASHK NË FILM
Kompanitë filmike Paramount Pictures dhe Warner Bros do ti bashkojnë forcat për të realizuar një film në të cilin zhvillohet ngjarja sulmit të kullave binjake të datës 11 Shtatori dhe kaosit në New York atë ditë. Në këtë film janë ftuar që rolet kryesore ti luajn dy aktorët e mëdhenjë njiherit dhe dy fitues të çmimeve OSCAR, Tom Hanks dhe Sandra Bullock. Sipas lajmeve nga Hollywoodi ky film do të titullohet ‘Extrimly Loud and Incredibly Close’, ndërsa lansimi i këtij filmi në kinematë Amerikane pritet të bëhet në fillim të vitit 2012. DiTa 24.08.10
EDHE NJË MARTESË PËR BRITNEY SPEARS
Për pop princeshën Britney Spears kohëve të fundit po flitet se ajo aspak nuk është e lodhur nga martesat e saja të dështuara, pasi që këngëtarja në fjalë flitet se ka vendosur që të martohet me ish-agjentin dhe njiherit ish të dashurin e saj Jason Trawick. Spears për të cilën flitet se është në lidhje dashurie me Trawick që nga vera e kaluar edhe pse ajo vetë asnjëherë nuk e ka konfirmuar këtë lajm, nëse është për të ju besuar mediave online, ajo ka filluar ti bëjë planet e martesës, ndërsa ceremonia martesore pritet të bëhet në një ndej shumë private deri në fund të këtij viti. DiTa 24.08.10
DAVID GUETTA: “MË PËLQEJNË COLDPLAY DHE KINGS OF LEON”
Producenti i muzikës ‘dance’, David Guetta, ka deklaruar se muzika e tij është e influencuar nga muzika indie. David, i cili është duke punuar në albumin e ri të BEP-së, ka thënë për ‘Daily Star’: ‘Unë, ndoshta, bëj muzikë dance, por kjo nuk do të thotë se nuk jam i influencuar nga bendet si: ‘Kings Of Leon’ dhe ‘Coldplay’. Jam një fans i madh i Kings-ave dhe do të kisha pasur dëshirë të shihja performancat e tyre. Tani jam duke planifikuar rikthimin tim me një ‘sound’ për albumin e ardhshëm, i cili pritet të dal në v. 2011. Kam biseduar edhe me Rihanna-n për ta bërë një këngë, por ende asgjë s’është konfirmuar’. Guetta, gjithashtu, ka përmendur punën në një këngë të re me Madonna-n – që do të përfshihej në ri-lansimin e albumit të tij ‘One Love’. E. (23.08.2010-14:10)
CEE-LO (GNARLS BARKLEY) ME ALBUM TË RI
‘Njëra gjysmë’ e Gnarls Barkley, do të lansojë solo-album! ‘The Lady Killer’ është emri i albumit, të cilin më 4 tetor do ta lansojë Cee-Lo Green, ‘soul freak nga Atlanta’. Nga sot, në kanalin e tij në YouTube – është paraqitur edhe singli i parë: ‘F.. You’. Kjo këngë e zhanrit soul, e cila ngjason me stilin e punës së Gnarly Barkley, ka hasur në kritika mjaft pozitive. Cee-Lo ka premtuar se, deri në javën e ardhshme, do të del edhe video-klipi zyrtar i këtij singli. Albumi ‘The Lady Killer’, përfshin edhe këngën ‘Georgia’, si dhe përpunimin e këngës së ‘Band of Horses’, ‘No One’s Gonna Love You. Ky është solo-albumi i tij i tretë, dhe i pari pas atij të v. 2004, ‘Cee-Lo Green…Is This Soul Machine’. E. (23.08.2010-14:00)
VDES KËNGËTARI CHARLES HADDON
Këngëtari (22-vjeçar) i bendit ‘Ou Est Le Swimming Pool’, Charles Haddon, ka bërë vetëvrasje në festival. Dhjetëra mijëra vizitorë të festivalit ‘Pukkelpop’ (Belgjikë), kanë qenë prezentë, kur këngëtari Charles Haddon - është gjuajtur në parkingun e automjeteve. ‘Ou Est Le Swimming Pool’, kaherë kanë lansuar singlin ‘Dance The Way I Feel’, ndërsa në tetor – ata do të duhej të lansonin albumin debutues: ‘Christ Died For Our Synths’. Këto ditë, bendi është dashur të marrë pjesë në disa festivale evropiane, e pastaj të niset në turne-në Britani dhe Australi. E. (23.08.2010-14:00)
‘...FEATURING NORAH JONES’
Norah Jones është duke bërë gati një projekt të ri muzikor - shumë interesant! Ajo ka mbledhur, në një vend, disa nga këngët ku ka qenë mysafire, dhe planifikon që t’i lansojë në një album të përbashkët, të quajtur: ‘... Featuring Norah Jones’. Koleksioni, i cili do të mbulojë 10 vjet të karrierës së saj, do të lansohet më 19 tetor. Në mesin e artistëve, tek të cilët Norah ka qenë mysafire, veçohen: Willie Nelson, Q-Tip, Outkast, Herbie Hancock, Foo Fighters dhe Ray Charles. Përveç këtij albumi, Norah Jones vazhdon të promovojë edhe albumin e saj nga viti i kaluar, ‘The Fall’, nga i cili, shumë shpejt, do të lansohet singli i ri evropian, ‘Young Blood’. E. (19.08.2010-15:00)
U2 ME ALBUM TË RI
Siç shkruan sot revista ‘Rolling Stones’, vokalisti i grupit të famshëm “U2”, Bono, ka thënë se bendi i tij është duke punuar në një album “me tinguj klubi”. “U2” është duke planifikuar të realizojë një rok-album dhe “Songs of Ascent”, një përmbledhje e incizimeve prej albumit të tyre të fundit, të titulluar: “No line On The Horizont” (v. 2009). Ndryshe, Bono dhe “The Edge” - do të bashkohen edhe për mjuziklin e ri të “Spider- Man”. E. (19.08.2010-13:00)
EDHE KËNGËTARJA CHER ME ALBUM TË RI
Këngëtarja Cher – ka konfirmuar se ka filluar të punojë në albumin e ri, i cili pritet të lansohet vitin e ardhshëm, bën të ditur Digtal Spy. Cher (64 vjeçe), e cila albumin e fundit ‘Living Proof’ e kishte lansuar në v. 2001, ka deklaruar se albumi i ri do të tingëllojë shumë më ndryshe se hiti i saj ‘Believe’ (v. 1998), duke shtuar se, këtë herë - do të ketë më shumë instrumente akustike. ‘Nuk do të incizoj asgjë të ngjashme me këngën ‘Believe’. Nuk e di se çfarë zhanri do të jetë. Do të ketë më shumë instrumente akustike, si p.sh. – kitarë’, ka shtuar Cher. E. (18.08.2010-17:00)
THE ORB & DAVID GILMOUR
Këngëtari dhe kitaristi i Pink Foyd, David Gilmour, do të jetë mysafir në albumin e ri të techno-ambiental-dub bendit britanik, The Orb. Albumi nën titullin ‘Metallic Spheeres’ – do të duhej të plasohej në treg më 4 tetor 2010. The Orbs kanë bërë të ditur se, pjesë të këtij albumi - janë incizuar me teknikën 3D60, e cila dëgjuesit i mundëson përjetimin e tingullit tredimensional. E. (18.08.2010-17:00)
BLONDIE ME ALBUM TË RI!
Pas tetë vjet ‘pauze diskografike’, pop-rock veteranët amerikanë - kanë paralajmëruar album të ri për vitin e ardhshëm. Punimi i ri, i cili mban titullin ‘Panic Of Girls’, në tregun evropian dhe atë amerikan – do të lansohet pas Vitit të Ri. Disa këngë nga ky album janë prezantuar live në koncertet e mëhershme të bendit. Bateristi i bendit, Clem Burke, është i kënaqur me reagimin e publikut ndaj: ‘What I Heard’, ‘The End’ dhe ‘Mother’. ‘Sa i përket materialit të ri – mirë po ecë puna. Gjatë koncerteve - po prezantojmë pesë apo gjashtë këngë të reja, e kjo është e vështirë për pjesëmarrësit – prezantimi i aq shumë këngëve të reja në koncert. Por, gjithsesi, çdo gjë po shkon mirë’, ka thënë Burke. E. (18.08.2010-16:50)
SCISSOR STISTERS ME SINGLE TË RI
Scissor Sisters, në muajin shtator, lansojnë singlin e ri: ‘Any Which Way’ (ka një muaj që transmetohet në radio K4). Ky do të jetë singli dytë i shkëputur nga albumi i tyre i ri, ‘Night Work’. Singli i parë, ‘Fire With Fire’, arriti sukses mjaft të madh, duke u ngjitur kështu në maje të top-listave evropiane. Edhe singli i ri, ‘Any Which Way’, pritet të pushtojë majat e top-listave. Ky single pritet të hidhet në treg më 20 shtator, bashkë me disa remikse të tij. E. (18.08.2010-16:30)
SOPHIE & VAN BUUREN – BASHKË!
Sophie Ellis-Bextor prezanton video-klipin për singlin e ri: ‘Not Giving Up On Love’. Në këtë single ritmik, i cili ka filluar të pushtojë podiumet evropiane, këngëtarja britanike ka bashkëpunuar me DJ-in, Armin Van Buuren. Bashkëpunimi i tyre i parë - do të prezantohet sonte, në ueb-faqen zyrtare të Van Buuren-it (në YouTube). Klipi është
xhiruar në klubin e njohur ‘Amnesia’, në Ibiza, ku Van Buuren është rezident DJ. Singli ‘Not Giving Up On Love’ do të jetë në dispozicion për shkarkim (digjital) që nga data: 20 gusht. E. (18.08.2010-16:30)
‘THE HOOSIERS’ ME KËNGËN MË TË GJATË NË BOTË – 40 Min.
Singlin me titullin ‘Stop Giving Me Verses’, mund ta shkarkoni nga iTunes, që nga 16 gushti. çdo shkarkim do të kushtojë 10 cent. Të hollat e mbledhura do të jepen donacion për ‘Teenage Trust Cancer’, dedikuar përmirësimit të jetës së të rinjve të sëmurë me kancer (organizuar nga Sony Music). Për ta bërë këtë këngë, janë përzgjedhur 22 ‘pjesë/copëza’ nga fansat (dërguar nga fansa në mbarë botën) – duke bërë që versioni përfundimtar të jetë i gjatë 40 minuta. E. (17.082010-18:15)