< Para 1 2 3288 289 290 Pas >

Të rinjtë në mbarë botën, të dielen (15 korrik) festojnë Ditën Botërore të Shkathtësive Rinore

13.07.18

Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara e caktoi këtë ditë për të rritur ndërgjegjësimin për rëndësinë e investimit në zhvillimin e shkathtësive të të rinjve, përmes rezolutës A / RES / 69/145.

Të rinjtë pothuajse tre herë kanë më shumë gjasa të jenë të papunë sesa të rriturit dhe vazhdimisht janë të ekspozuar ndaj cilësisë më të ulët të vendeve të punës, pabarazive më të mëdha të tregut të punës dhe më të pasigurt.

më shumë...


Le të takohemi së bashku përmes muzikës dhe buzëqeshjeve!

13.07.18

"Muzika është një urë mes njerëzve. Shkollat ​​muzikore për paqen 2018" është një projekt 5 vjeçar i iniciuar nga IPSIA, i cili bashkon mbi 100 nxënës të shkollave muzikore nga 10 vende, jo vetëm në shkëmbimin e përvojave në sektorin muzikor, por edhe në ndarjen e praktikave të mira të menaxhimit të klasave dhe performancave së bashku në koncerte dhe festivale.

më shumë...


Shpat Deda dhe Armend Xhaferi koncert në Gjakovë

13.07.18

Këtë të shtunë, datë 14 korrik, nën organizmin e Parkut Kulturor "Ali Podrimja", në Gjakovë do të performojë duo Shpat Deda dhe Armend Xhaferi.

Koncerti fillon në ora 21:00, ndërsa hap programin muzikor të këtij viti të Parkut Kulturor "Ali Podrimja".

më shumë...


Publikohet lista e plotë e nominimeve për Emmy 2018

13.07.18

Pas gëzimit të madh që u futën në listën e nominimeve, tani fillon “ankthi” i pritjes se a do të jenë fitues apo jo të çmimeve Emmy 2018.

Ndarja e çmimeve do të bëhet më 17 Shtator, në “Microsoft Theater”, në Los Angeles.

Më poshtë mund ta shikoni listen e plotë të nominimeve për Emmy 2018.

më shumë...


Kombëtarja U-20 luan dy ndeshje në Stamboll

13.07.18

Federata e Hendbollit të Kosovës njofton se kombëtarja U-20 e Kosovës në hendboll nga 14 deri më 18 Korrik do të qëndrojë në Stamboll, ku do të zhvillojnë dy ndeshje miqësore përgatitore me kombëtaren e Turqisë. Ndeshjet miqësore do të luhen më 15 dhe 17 Korrik.

më shumë...


Piktori Altin Krasniqi vjen me ekspozitë të re

13.07.18

Një ngjarje tjetër kulturore do të ndodh sonte, (13 korrik) në ora 19:00, në Soma Book Station, ku artisti Altin Krasniqi do të hap ekspozitën e tij personale me piktura.

Në këtë seri, piktori paraqet dëshmi të tranzicionit socio-ekonomik, të cilat si fasadë urbane rrëfejnë një shpresë të popullit për të filluar një jetë të re e më të mirë.

më shumë...


Elvana Gjata me super koncert në Prishtinë

13.07.18

Çdo këngë e saj me shpejtësinë e dritës shndërrohet në super hit, çdo paraqitje e saj mirëpritet nga admiruesit e muzikës që ajo prodhon, mungesa e saj ndjehet sa herë që ajo largohet nga vendlindja për të ja treguar edhe botës telentin që e karakterizon.

më shumë...


Ismet Sijarina me premierë në Spanjë

13.07.18

Regjisori Ismet Sijarina, do të ketë premierën e filmit të tij ‘Nëntor i ftohtë’ në Festivalin Ndërkombëtar të Filmit në San Sebastian, një nga festivalet më prestigjioze në botë që i përket kategorisë A.

Filmi shtjellon historinë e një familje bazuar në ngjarje të vërteta dhe sfidat me të cilat përballen kjo familje.

Ismet Sijarina për Radio KFOR-in tregoi rreth punës për këtë film:

më shumë...


Trashëgimia kulturore - vlerë kulturore e një kombi!

12.07.18

Trashëgimia kulturore paraqet vlerën unike dhe të pakufishme kulturore të një populli, sepse e krijuar ndër gjenerata, drejtpërdrejt reflekton në shoqëritë por edhe në arsim, kulturë dhe në zhvillimin e civilizimit. Në shekullin e XXI, ruajtja e trashëgimisë kulturore është jo vetëm obligim i institucioneve kompetente, por është edhe obligim moral i gjithë shoqërisë të krijoj kushte për ruajtjen e saj dhe në të ardhmen.

më shumë...


Pazar në Soma

12.07.18

Soma Book Station, sot dhe nesër (11 -12 korrik) do të shndërrohet në pazar konceptual për të gjithë ju që dëshironi t’i dhuroni vetës një ditë më ndryshe.

Përgjatë këtyre dy ditëve, do të ofrohen produkte të ndryshme, libra, ushqime, vepra të artit, muzikë dhe pije.

 

më shumë...


< Para 1 2 3288 289 290 Pas >