Dafina lanson këngën e re në iTunes

postuar nga: Mina

Këngëtarja kosovare Dafina Zeqiri, një kohë të gjatë po qëndron në SHBA ku është duke punuar në projektet e reja muzikore. E entuziazmuar, Dafina sot në Twitter ka shkruar se ka publikuar këngën e re në iTunes. Kënga titullohet "Four Seasons" dhe e paraqet Dafinën në një stil krejtësisht të ri. Së shpejti Dafina kësaj kënge, do t'ia bashkangjet edhe video klipin. Një pjesë të klipit mund ta shihni në linkun më poshtë:

më shumë...



Ed Sheeran publikon video klipin për singlin e ri

postuar nga: Mina

Këngëtari i popullarizuar Ed Sheeran ditë më parë u paraqit me singlin e ri të titulluar "Perfect". Qysh në ditën e parë, kënga pati shumë klikime dhe kritika pozitive. Ashtu siç ishte pritur, Ed Sheeran sot publikoj edhe video klipin për këtë këngë. Shikojeni në linkun më poshtë:

më shumë...



KE fton të rinjtë në ‘European Development Days 2017’

postuar nga: Mina

Komisioni Evropian kërkon 16 të rinj nga e gjithë bota, për të përfaqësuar punën dhe ndikimin në zhvillimin e arritur nga të rinjtë në kuadër të programit ‘European Development Days 2017”. 16 të rinj të përzgjedhur do të ftohen në Bruksel, kurse të gjitha shpenzimet (visa, udhëtimi, akomodimi) do të mbulohen nga Komisioni Evropian. 

më shumë...



Kino ABC sot shfaq dy premiera botërore

postuar nga: Mina

Në kinemanë ABC sonte do të ipen dy premiera botërore. Filluar nga ora 19:00 do të shfaqet filmi “Logan”, aksion/dramë/fantastiko-shkencor. Regjisor i filmit është James Mangold ndërsa në rolin kryesor paraqitet Hugh Jackman. Premiera e dytë është filmi “Silence” i cili do të transmetohet në ora 21:30. Bëhet fjalë për një film të zhanrit dramë/histori në regji të Martin Scorsese. 

 

më shumë...



Sot shënohet Dita Kundër Diskriminimit

postuar nga: Mina

Sot më 1 Mars shënohet Dita Kundër Diskriminimit. Të bashkohemi për t’i dhënë fund diskriminimit dhe për të festuar diversitetin, tolerancën dhe përfshirjen. Duke i bashkuar zërat tanë së bashku, ne mund të jemi pjesë e një thirrje për drejtat e njeriut, për tolerancë dhe paqe. 

më shumë...



Nga sot mund të aplikoni në Green Film Project!

postuar nga: Mina

Është hapur sot thirrja për projektet filmike të metrazhit të shkurtër të cilat do të prezantohen në kuadër të Green Film Project. Ftohën të gjithë të interesuarit të moshës 14-25 vjeç të aplikojnë në këtë projekt, i cili këtë vit mbahet për herë të dytë. Filmat duhet të realizohen në Kosovë dhe të bazohen në vetëdijesimin ndaj çështjes për mbrojtjën e ambientit. Kohëzgjatja e filmit duhet të jetë 30 sekonda deri në 3 minuta. 10 filma më të mirë do të shfaqën në PriFest. 

 

 

më shumë...



Mbahet Panairi i Vullnetarëve në Teatrin Oda

postuar nga: Mina

Instituti Demokraci për Zhvillim sot organizon Panairin e Vullnetarëve, në kuadër të projektit “Vullnetarizmi për Zhvillim: Promovimi i vullnetarizmit dhe qytetarisë aktive në Kosovë”. Ky projekt implementohet në bashkëpunim me ‘George Uilliam Youth Association’ dhe mbështetet financiarisht nga Ambasada Britanike në Prishtinë. 

më shumë...



OSCAR 2017

postuar nga: Mina

Mbrëmë është mbajtur ceremonia e 89-të e ndarjes së çmimeve Oscar. Listën e të gjithë fituesve mund ta gjeni më poshtë:

Skenari më i mirë origjinal: Manchester by the Sea (Kenneth Lonergan)

Skenari i përshtatur: Moonlight (Barry Jenkins dhe Tarell Alvin McCraney)

Aktorja më e mirë në rol dytësor: Viola Davis – Fences

 

më shumë...



EKSKLUZIVE: Era Istrefi publikoi video premierën ‘Redrum’ - Video

postuar nga: DiTa

Era Istrefi sot zyrtarisht ka publikuar video klipin e këngës së saj më të re, të cilën e ka emërtuar ‘Redrum’.
Era këngën më të re e ka realizuar në bashkëpunim me Felix Snow.
Sikurse në video klipet tjera, Istrefi edhe në video-klipin ‘Redrum’, i ka qëndruar besnike stilit të saj të veçantë dhe shkëlqen me pamjen e saj unike.
Së fundi në rrjetet sociale po flitet për një bashkëpunim muzikorë nga katër shqiptaret e famshme Era Istrefi, Dua Lipa, Bebe Rexha dhe Rita Ora, mirëpo ky lajm ende nuk është konfirmuar nga asnjëra këngëtaret e lartë përmendura.
Më posht lajmit ju sjellim video premierën e këngës më të re nga Era Istrefi Ft. Felix Snow ‘Redrum’:

më shumë...



Dua Lipa publikon klipin e ri për këngën ‘Thinkin ‘Bout You’

postuar nga: Mina

Këngëtarja  e mirënjohur Dua Lipa, e cila dita ditës po korr suksese anembanë botës sot ka publikuar video klipin e ri për këngën “Thinkin ‘Bout You”. Lipa, pas bashkëpunimit me Martin Garrix në këngën "Scared To Be Lonely" nuk është ndalur. Me të përfunduar projektin me Garrix, ajo ka nxituar ti befasoj adhuruesit e saj me edhe një projekt tjetër muzikor. Video klipin në fjalë, mund ta shihni në linkun në poshtë!

më shumë...