Victoria Beckham me “5 hand diet”

03.02.2012 10:54:41 postuar nga: Merita

Victoria Beckham (37 vjeçe) është një grua që për peshën e saj është diskutuar shumë. Përkundër faktit se ajo ka katër fëmijë, njerëzit përreth thonë se ajo duket shumë e dobët. Arsyeja që ajo ka një figurë të tillë është respektimi i dijetës “5 hand diet”. Të përdorësh këtë dijetë do të thotë të hash pesë herë gjatë ditës, e në secilin racion nga pak. “5 hand diet”  është shumë e thjeshtë dhe gjithashtu është një mënyrë shumë efektive për të humbur  peshë.

Rregullat e dijetës nuk janë tepër të rrepta, thotë Victoria Beckham e cila është në gjendje që herë pas here të kënaqet edhe me patate të pjekura dhe vezë të fërguara. Beckham, me tutje ka shpjeguar se nuk ka ndonjë rregull te rëndësishëm që duhet ndjekur dijetën tashmë të saj “5 hand diet”.