Rihanna angazhon dublere për reklamën provokative

12.06.2012 08:30:48 postuar nga: Mina

 

Këngëtarja nga Barbados, në mars të këtij viti, ka xhiruar një reklamë provokative për shtëpinë e famshmë të modës Armani Jeans falë epitetit të cilit e kishte fituar si femra më seksipile e vitit. Tani, disa muaj më vonë, është zbuluar se trupi i cili paraqitet në reklamë, nuk është i Rihannes. Në këtë reklamë, këngëtarja në mënyrë joshëse e lëviz trupin në krevatin vetëm me teshat e brendshme, ndërsa kur fillon të vishet, farmerkat e ngushta ja theksojnë trupin dhe prapanicën seksi…në fakt prapanicën e dikujt tjetër. 

 

Tabloidi britanik Sun, shkruan se prapanica në reklamë është e modelës irlandeze Jahnasy Aiken, e cila është angazhuar si dublere e Rihannes, jo vetëm për pjesën e prapme, por edhe për këmbët.