Shkolla fillore në Bresje zbukurohet me fidane, falë donacionit të KFOR-it kanadez

05.10.18

Shkolla Fillore dhe e Mesme e Ultë “Daut Bugujevci”, në Bresje të Fushë Kosovës, e cila është ndjekur nga nxënësit e bashkësive të ndryshme, ka marrë një donacion nga Qeveria e Kanadasë, me ndërmjetësimin e Detashmentit të KFOR-it Rajoni i Përbashkët - Jug-Lindje (JRD-SE).
Ekipi i Radio KFOR-it ishte i pranishëm për ta përcjellë këtë aktivitet, ku edhe pati rast të merr intervista të ndryshme, e njëri ndër ta ishte edhe drejtori i shkollës, Sabri Xhigoli, i cili u shpreh falënderues për donacionin e dhuruar:

“Rëndësia është shumë e madhe, mbi të gjitha, shkolla do të ketë një ambient më atraktiv, më të pranueshëm për nxënësit, kurse e rëndësishmja tjetër është se sot të gjithë nxënësit janë bashkë, të komunitetit shqiptarë, të komunitetit serb dhe ashkalij që përcjell një mesazh tek të gjithë qytetarët se jeta është e përbashkët dhe bashkë mund të bëjmë mrekullira.“

Mirënjohëse për dhurimin e këtij donacioni ishte edhe drejtoresha e shkollës fillore "Aca Marovic" në Fushë Kosovë, Snezhana Stojkoviç, e cila tregoi se ky nuk është donacioni i parë i KFOR-it:
E sa i përket donacionit të fundit drejtoresha Stojkoviç, për Radio KFOR-in shtoi:

"Investimi në fëmijë është një prioritet për të gjithë ne, ata janë e ardhmja jonë. Dhe gjelbërimi i sipërfaqes është shumë i rëndësishëm për mjedisin dhe për një jetë të shëndetshme, thjesht për të zbukuruar mjedisin rreth nesh. Dhe unë do tu thoja fëmijëve të punojnë më shumë për veten, të investojnë në natyrë, të investojnë në ngritjen e vetëdijes për ruajtjen e natyrës dhe mjedisit tonë! "

Duke u bazuar tek  buzëqeshjet e fëmijëve, mund të konkludohet  se sot ata janë më të lumturit:

"Unë jam Anita Gashi. Së bashku mund të punojmë në ruajtjen e mjedisit dhe dhurimi i sotëm i KFOR-it e ka dëshmuar këtë. "

"Unë jam Senada Gashi. Nuk duhet ta injorojmë përgjegjësinë që e kemi ndaj natyrës. Ne të gjithë meritojmë të jetojmë në një mjedis të pastër dhe të shëndetshëm ".