‘Fotografia Më e Mirë për vitin 2017’ (Foto: Driton Paçarada)

09.10.18

Së shpejti ndahen çmimet për storien më të mirë mbi varfërinë për vitin 2018, për gazetarë.

Ekipi i Kombeve të Bashkuara në Kosovë ‘UN Kosovo Team’ (UNKT) dhe Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës (AGK) më 15 tetor, në Kino Amrata,  organizojnë ceremoninë e 13-të, të ndarjes së çmimeve për arritjet më të mira në gazetari, për temat e varfërisë 2018. 

Fituesit e storieve më të mira në pesë kategori, si: Video-storia e shkurtër më e mirë; Dokumentari më i mirë televiziv; Audio-storia më e mirë; Storia e shkruar më e mirë edhe Fotografia më e mirë, do të shpërblehen me nga një çmim prej 1 mijë Euro.