Kultura e Kampusit të SHBA-së së shpejti hapet edhe në Prishtinë

09.10.18

A jeni të interesuar të studioni në Shtetet e Bashkuara të Amerikës? Nëse po , atëherë Këndi Amerikan në Prishtinë, në Bibliotekën Kombëtare të Kosovës, ju fton këtë të enjte (11.10.2018), duke filluar nga  ora 16:00.
Në këtë takim “EducationUSA”, do të ketë një lidhje direkte në rrjetin social Facebook, ku do të kuptoni më shumë për jetën studentore të studentëve ndërkombëtarë, që studiojnë në SHBA.

Poashtu, do të keni mundësi të mësoni se si kampuset amerikane, po nxisin një klimë përfshirjeje dhe dialogu.

Prandaj, bashkohuni me ekspertët e arsimit të lartë, studentët ndërkombëtarë dhe personelin e Departamentit të Shtetit të SHBA-së, për një diskutim se si kolegjet dhe universitetet i integrojnë studentët ndërkombëtarë në komunitetet e tyre të kampusit.

Ky diskutim në internet është falas dhe është i hapur për publikun.