Më 13 shtator fillon Kampionati në basketboll

11.10.18

Këtë të shtunë (13.10.18), me fillim nga ora 17:00, në palestrën e “QSE Don Bosko”, fillon kampionati i Kosovës në basketboll.

Këtë vit KB Don Bosko, garon në Art Motion në ligën e parë të Kosovës, ndërsa këtë të shtune zhvillohet ndeshja e parë kundër KB Drita – Gjilan.

Klubi i basketbollit Don Bosko ka ftuar të gjithë sportdashësit e tifozët që të marrin pjesë sa më masovikisht në këtë derbi të fillim sezonës.