‘Super vullnetarët’ në shërbim të komunitetit

11.10.18

Nga data 12 tetor në Prishtina High School, në Matiqan të rinjtë e klasave  8 dhe 9, entuziastë për të bërë ndryshime në komunitet do të mësojnë teknika të reja se si teoritë e të mësuarit  ti kthejnë në praktikë, të punojnë në grupe, të njoftojnë shoqëri të re dhe të kënaqen gjatë vitit akademik 2018-2019.
Në një prononcim për Radio KFOR-in, menaxheri i Prishtina High School, Valdet Ibishi, i bënë thirrje organizatave që kanë për qëllim aktivizimin e rinisë përmes projekteve të tilla t'i kontaktojnë për bashkpunim dhe  më tej shtoi:

“Ne si shkollë i inkurajojmë aktivizimin e fëmijve në projekte jasht shkollore. Pjesëmarrja në projekte të tilla ka dëshmuar që zhvillon aftësitë e tyre të punës në grup dhe komunikimit të mirëfilltë.  

I qëndrojmë besnik motos së shkollës tonë Prishtina High School: ‘Where young people grow and thrive’ ('Vendi ku të rinjtë rriten dhe lulëzojnë)'. "

Super Mentorët dhe Super Vullnetarët do të takohen çdo të premte prej datës 12 tetor, 2018 deri më 14 qershor, 2019.
Këto takime do të mbështetën nga organizata jo-qeveritare TOKA, qëllimi i së cilës është përshpejtimi i ndryshimeve sociale në Kosovë përmes rinisë.