Të gjithë në kërkim të Gjelane Rramani

06.11.18

Një femër 34 vjeçare, Gjelane Rramani nga fshati Begracë e komunës së Kaçanikut, është zhdukur që nga data 21 tetor.
Sipas familjes së saj, Gjelanja vuan nga probleme mendore.

Nëse e shihni, ose nëse keni ndonjë informacion se ku mund të ndodhet Gjejlanja, ju lutemi kontaktoni policinë në 192 ose kontaktoni familjen e saj në 044 767 046.

Familja e Gjelanës me padurim po e pret ndonjë lajm rreth fatit të saj.