Vazhdon shfaqja e filmave në Termokiss

07.11.18

Klubi i filmit në qendrën e drejtuar nga komuniteti në Prishtinë që ka mision këmbimin urban dhe civil, reflektimin dhe ndryshimin “Termokiss”,  vazhdon aktivitetet e tij në baza javore.

Çdo të mërkurë, në këtë qendër shfaqen filma me tematika të ndryshme, që përmbajnë vlera artistike, emocione dhe njëkohësisht dije.

Siç theksojnë organizatorët, në listën e filmave mund të hyjnë edhe propozimet e vizitorëve të kësaj qendre, që janë dashamirës të kinematografisë.

Pas çdo filmi, do të pasojë muzika, loja dhe shkëmbimi i bisedave në mes të pjesëmarrësve.

Ju që e pëlqeni filmin, jo vetëm që do të argëtoheni përmes filmit "Fight Club" me regji të David Fincher , por edhe do ta shijoni çajin e nxehtë dhe shoqërinë e mirë.