Filmi “Nëntor i ftohtë” së shpejti do të shfaqet edhe për publikun vendor

08.11.18

Filmi shqiptar “Nëntor i ftohtë” e vazhdon rrugëtimin e suksesshëm të tij në festivalet më prestigjioze botërore të kategorisë A, duke u vlerësuar me çmime të rëndësishme nga kritikë të filmit.
Pas prezantimit të Festivalin e Filmit në Cyrih “Zurich Film Festival”, atje ku u vlerësua me çmimin e publikut, “Nëntor i ftohtë”, tani është duke u shfaqur në Festivalin “Thessaloniki Film Festival”, mirëpo se kur pritet të shfaqet për publikun e Kosovës, për Radio KFOR-in foli producenti i këtij projekti filmik, Fatmir Spahiu:

“Filmi ka një rrugë të mrekullueshme para vetes, për faktin se së shpejti do të shfaqet para publikut Kosovar. Më 16 nëntor do të jetë premiera në Cineplexx, në Prishtinë, kurse nga 17 nëntori, do të jetë i hapur për publikun. Presim një numër rekord audience. Poashtu nga 17 nëntori, do të jet edhe në DokuKino, në Prizren”,theksoi për Radio KFOR-in, Spahiu.

Ritheksojmë se filmi “Nëntor i ftohtë”, është produksion i shtëpive filmike “Thumbs Up” dhe “Buka” si dhe bashkëprodhim me Albasky Film, Audiohaus dhe Ikonë.  Filmi është mbështetur nga Qendra Kinematografike e Kosovës dhe Qendra Kombëtare Kinematografike e Shqipërisë.