Së shpejti hapet qendra kulturore për Filozofi dhe Art

08.11.18

Me 14 Nëntor të këtij viti, në Prishtinë për herë të parë do të hapet qendra kulturore për Filozofi dhe Art. Kjo qendër do të hapet nga një grup vullnetarësh të cilët fillimisht kanë themeluar blogun e parë në shqip për filozofi dhe letërsi ‘Visual Sophist’, në rrugën ‘Rifat Berisha’ në lagjen Bregu i Diellit në Prishtinë..

Bashkëthemeluesi i qendrës kulturore për Filozofi dhe Art Ardian Batusha, në një bisedë për Radio KFOR-in, tregoi për hapjen e kësaj qendre dhe për aktivitetet që do të realizohen aty:

Qendra për filozofi dhe art do të organizoj debate për libra, ligjërata publike për shkenca humane po ashtu do të shfaqim filma, dokumentarë dhe debate për tema të ndryshme sociale, psikologji dhe tema të tjera. Në këto debate mund të marr pjesë çdo kush që është i interesuar, pa marrë parasysh moshën apo fushën për të cilën studioni”, tregoi Ardiani.

Për fund ai tha se kjo qendër do të krijoj mundësi për të interesuarit të shprehin mendimin e tyre por edhe të krijojnë shoqëri të reja dhe të krijojnë lidhje me profesorë dhe ekspertë të fushave të ndryshe që do t’i ftojmë në qendrën tonë.