Diskutim mbi Sindikatat dhe Barazinë Gjinore në Kosovë

08.11.18

‘Sindikatat dhe Barazia Gjinore në Kosovë’, do të jetë tema e panelit të radhës që do të organizohet nga Qendra Kosovare për Studime Gjinore, të martën me 13 Nëntor nga ora 16:00, në ambientet e kafiterisë ‘Tartinë Deli’, në Prishtinë.
Ky organizim ka për qëllim të ngrisë çështje me rëndësi për përfaqësimin sindikal të grave dhe barazinë gjinorë në Kosovë. Diskutimi në fjalë do të përbëhet nga këta panelistë: 

Kryetarja e Rrjetit të Gruas në Bashkimin e Sindikatave të Pavarura të Kosovë,s Shukrije Rexhepi, Menaxher i projekteve, Rrjeti i Edukatorëve Bashkëmoshatar (PEN), Erblin Ajdini si dhe nga Drejtoresha Ekzekutive e Qendrës Kosovare për Studime Gjinore (QKSGJ), Luljeta Demolli.