Teatri magjik i Gjilanit me shfaqje të re për fëmijë

08.11.18

Skena e teatrit të qytetit të Gjilanit, këtë të shtunë, ne ora 12:00, do të hap perdet për të vegjëlit gjilanas, me shfaqjen “Fortnite & Super Gjyshja”.

Kjo shfaqje është frymëzuar nga tregimet fantastike të fëmijëve, ideuar dhe konceptuar nga Bekim Korça. Në këtë shfaqje luajnë aktorët : Mejreme Berisha, Avni Shkodra dhe Njomëza Kalaveshi.

Shfaqja në fjalë, do të jetë në repertoar të Teatrit të Gjilanit, çdo të shtunë, nga ora 12:00.