Kosova feston ‘Javën Ndërkombëtare të Gjuhës Italiane’

09.11.18

Çdo vit në botë për një javë festohet ‘Java  Ndërkombëtare e Gjuhës Italiane’. Në këtë javë rrjeti kulturor dhe diplomatik Italian fokusohet në promovimin e kulturës dhe gjuhës italiane në botë.

Për nder të javës së gjuhës italiane në shumë vende të botës, mirëpo edhe në Kosovë janë organizuar aktivitete për të nderuar këtë gjuhë.

‘Ambasada e Zvicrës në Kosovë’ sot nga ora 19:30 do të shfaqë filmin Italian ‘Azzurro’ në DokuKino në Prizren. Ky film i njohur Italian shpalos temën e një njeriu të moshuar i cili përballet me probleme sociale dhe ekonomike.

Po ashtu, në ‘Bibliotekën Kombëtare të Kosovës’, mbrëmë (08.11.2018) është hapur ekspozita e fotografisë e titulluar ‘Dieci Parole’, ku janë përfshirë fotografi të famshme nga fotografë të ndryshëm Italian.