Shënohet ‘Dita Botërore e Shkencës për Paqe dhe Zvillim’

09.11.18

‘Dita Botërore e Shkencës për Paqe dhe Zhvillim’, e cila festohet çdo vit më datën 10 nëntor,  nxjerr në pah rolin e rëndësishëm të shkencës në shoqëri dhe nevojën për të angazhuar publikun e gjerë, në debatet mbi çështjet shkencore në zhvillim.  Ajo gjithashtu nënvizon rëndësinë e shkencës në jetën tonë të përditshme dhe kështu pohon edhe profesori universitar, Rifat Morina, i cili krahas potencimit të rëndësisë së kësaj dite, për Radio KFOR-in pohoi poashtu se Kosovës i nevojitet shumë më shumë punë në këtë aspekt:  

“E mira e shkencës është edhe mundësia e këtij komunikimi që po e bëjme në në këto momente, po zhvillojmë intervistë në distancë. Ndërsa nga perspektiva kosovare nuk qëndrojmë mirë, por të gjithë ne akterët përgjegjës duhet të punojmë që të gjejmë një zgjidhje, sepse ka shumë të rinj e të reja që janë të gatshëm dhe kanë vullnet për të dhënë konribut në shkencë”.

Duke e lidhur shkencën më ngushtë me shoqërinë, ‘Dita Botërore e Shkencës për Paqe dhe Zhvillim’, synon të siguroj që qytetarët të jenë të informuar për zhvillimet në shkencë.

UNESCO inkurajon fuqimisht të gjithë që të festojnë ‘Ditën Botërore të Shkencës për Paqe dhe Zhvillim’, përmes organizimeve që ndërlidhen me këtë ditë.