< Para 1 2 3321 322 323 Pas >

Sevdije Ajeti sjell premierën “Të jesh nënë”

16.10.18

Gjatë javës së ardhshme në teatrin “Istref Begolli”, në Pejë do të shfaqet premiera “Të jesh nënë”, nga  autori Italian, Roberto Bracco, i cili njihet si letrar i madh në fillim të shekullit njëzet.
Për të mësuar më shumë rreth kësaj shfaqje, Radio KFOR-i kontaktoi regjisoren e mirënjohur, Sevdije Ajeti, e cila tregoi se drama trajton aspektin e lirisë së individit, në raport me kërkesat e shoqërisë dhe më tutje shtoi:

më shumë...


‘Kosova Kamerfest 2018’ sjell tinguj të muzikës klasike

16.10.18

Adhuruesit e muzikës kamertale do të kenë mundësi të shijojnë tinguj të muzikës klasike në edicionin e 19-të të festivalit ndërkombëtar të muzikës kamertale ‘Kosova Kamerfest 2018’, që do të filloj me 20 tetor, në Prishtinë.
Koordinatori i këtij festivali Taulant Rruci, për Radio KFOR-in tregoi për pjesëmarrësit dhe befasitë që do të sjell ky festival:

më shumë...


Zyra e UNICEF-it në Kosovë, lanson aplikacionin për telefon “Shnet”

15.10.18

UNICEF-i në Kosovë ofron këshilla politike, asistencë teknike për të mbështetur reformat kryesore në vazhdim në arsim, shëndetësi, ushqim, mbrojtje sociale, barazi gjinore dhe sektorë të tjerë.
E për më shumë, sot (15.10.18) kjo zyrë lanson aplikacionin për telefon “Shnet”, i cili ka për qëllim të informoj rininë mbi edukimin seksual, shëndetin riprodhues dhe informacione të tjera relevante në lidhje me tema të ngjashme. Për të mësuar më shumë rreth këtij aplikacioni, Radio KFOR-i kontaktoi bashkëthemeluesen e aplikacionit në fjalë, Eurisa Rukovcin:

më shumë...


Sot bota shënon ‘Ditën Ndërkombëtare të Studentëve’

15.10.18

Mësimi është një proces që zgjat gjatë gjithë jetës tonë. ‘Dita Botërore e Studentëve’ shënohet me datën 15 tetor, për të përkujtuar përvjetorin e ditëlindjes së shkencëtarëve të mëdhenj indianë dhe ish-presidentit të Indisë, Dr. Abdul Kalam, i cili njihet si admirues i edukimit dhe studentëve të tij, të cilët i inkurajonte vazhdimisht të mësonin shumë.  Për shkak të dashurisë së tij ndaj edukimit dhe përpjekjeve për promovimin e edukimit ‘Kombet e Bashkuara’, shpallën në ditëlindjen e tij (15 tetorin) si ‘Ditën Botërore të Studentëve', në vitin 2010.

më shumë...


Lansohet platforma ‘tePazari.com’

15.10.18

Sot duke filluar nga ora 17:00 në qendrën e Innovation Centre Kosovo (ICK), do të lansohet një platformë unike në rajon, e krijuar me qëllim që përdoruesit dhe bizneset të kenë qasje më të lehtë në shitje dhe blerje.
Në platformën ‘tePazari.com’, mund t’i gjeni të gjitha në një vend, 15 kategori unike dhe shumë funksione të teknologjisë më të fundit në treg për ata që postojnë dhe kërkojnë shpallje të ndryshme.

më shumë...


Nga sot fillon “Java e Njeriut me Shkop të Bardhë”

15.10.18

Nga sot deri më 22 tetor, shënohet “Java e njeriut me shkop të bardhë”. 15 tetori, nën ombrellën e Kombeve të Bashkuara, nga viti 1964 i është dedikuar të verbërve, njerëzve me shkop të bardhë dhe ka për qëllim sensibilizimin e shoqerisë që në mesin e  tyre janë edhe njerëzit e verbër, po aq të rëndësishëm sa gjithsecili prej nesh.

Kryetari i Shoqatës së të Verbërve të Kosovës, Daut Tishuki, në një prononcim për Radio KFOR-in, tregoi për aktivitetet që do të shënohen gjatë kësaj jave:

më shumë...


Aktivitetet sportive dhe edukative bashkojnë të rinjtë e komuniteve në Kosovë

12.10.18

Organizata jo-qeveritare ‘Play International Kosovo’, në kuadër të shënimit të ‘Ditës ndërkombëtare kundër diskriminimit’, ka organizuar një aktivitet për të rinjtë e komuniteteve që jetojnë në Kosovë duke ju mundësuar atyre argëtim, shoqëri, mësime dhe lojëra.

Asistenti administrativ në organizatën ‘Play International Kosovo’, Admir Juković për Radio KFOR-in, solli detaje për këtë aktivitet atraktiv për të rinjtë:

më shumë...


13 Tetori – ‘Dita Ndërkombëtare për Zvogëlimin e Rreziqeve nga Katastrofat

12.10.18

Në vitin 1989, Asambleja e Përgjithshme e OKB-së bëri thirrje për ta shënuar këtë ditë si një mënyrë për të promovuar një kulturë globale të ndërgjegjësimit ndaj rrezikut dhe reduktimit të katastrofave, kurse në vitin 2009, datën 13 Tetor, e vendosi  si  ‘Dita Ndërkombëtare për Zvogëlimin e Rreziqeve nga Katastrofat.’

Derisa e gjithë bota përgatitet dhe bënë parandalimin e katastrofave, larg kësaj përpjekjeje nuk është as Kosova. 

më shumë...


Vullnetarët nga “Toka”, ndihmojnë komunitetin

12.10.18

Nga sot e deri me datën 14 tetor, do të mbahet pjesa e dytë e kampit te “Super-Vullnetarëve”, në Qendrën Rekreative të Gërmisë e organizuar nga  Organizata Kosovare për Talent dhe Arsim (TOKA) .
Gjatë kampit 40 të rinjtë nga e gjithë Kosova në fokus kanë Komunën e Kaçanikut, ku me këtë rast do t’i realizojnë dy projekte vullnetare të cilat do të përmirësojnë ambientet e shkollës fillore “Idriz Seferi” dhe asaj të mesme “Feriz Guri & Vëllezërit Çaka”, në Kaçanik.

më shumë...


Vrapo për shëndet në Martonën e Malësisë së Gjakovës

12.10.18

E diela e këtij vikendi do të karaterizohet me një ngjarje sa sportive po aq edukative, posaçërisht për adhuruesit e natyrës dhe vrapimit, përmes Maratonës së Malësisë së Gjakovës 2018.

Përveç promovimit të mënyrës së një jetese të shëndetshme, kjo maratonë synon të vë në pah edhe bukurinë e pazbuluar të maleve që shtrihen në mes të Komunës së Gjakovës dhe qytetit të Bajram Currit. Radio KFOR-i kontaktoi Artan Haraqinë, nga stafi organizativ i kësaj maratone, i cili na njoftoi më shumë rreth qëllimit të kësaj ngjarjeje:

më shumë...


< Para 1 2 3321 322 323 Pas >