Shkrimtarja polake fiton çmimin ‘Man Booker’

24.05.18

Olga Tokarczuk është  shkrimtarja e parë polake për të fituar çmimin ndërkombëtar prestigjioz ‘Man Booker’, i cili ndahet për veprën më të mirë të përkthyer në botë. Vepra e saj ‘Flight’, flet për jetën nomade dhe nevojën e njerëzve për të ndërruar vendbanime vazhdimisht dhe për të kërkuar eksperienca të reja.

Tokarczuk do ta ndajë këtë çmim bashk me përkthyesen e librit të saj në anglisht Jennifer Croft, të cilat do të përfitojnë 50 mijë dollarë për këtë çmim.

më shumë...


"Mirëdita, Dobar dan!", në Beograd

24.05.18

Festivali unik "Mirëdita, Dobar dan!" , që nga viti 2014 ka prezantuar skenën kulturore dhe shoqërore të Kosovës në audiencën e Beogradit, me artistë dhe interpretues, të cilët janë përfaqësues të skenës moderne kulturore të Kosovës. Festivali organizohet nga Iniciativa e të Rinjve për të Drejtat e Njeriut (Serbia), Integra (Kosovë) dhe në partneritet me Fondacionin Kosovar për Shoqëri të Hapur (KFOS) dhe Iniciativa Qytetare (Serbi).
Festivali "Mirëdita, Dobar dan!" synon të iniciojë ndryshime në komunitetin shoqëror dhe kulturor të Serbisë dhe Kosovës, duke synuar të krijoj traditën e bashkëpunimit përmes arteve, të cilat do të kontribuojnë në normalizimin e përhershëm të marrëdhënieve midis Beogradit dhe Prishtinës.
Njoftohet se Festivali "Mirëdita, Dobar dan!" 2018 do të hapet zyrtarisht më 30 Maj me shfaqjen e filmit "Martesa" drejtuar nga Blerta Zeqiri. Në këtë ditë në Qendrën për Dekontaminimin Kulturor do të prezantohen Ekspozita e karikaturistëve nga Prishtina dhe Beogradi (projekti: Ura, Prishtinë-Beograd). Gjatë katër ditëve të festivalit audienca do të ketë kënaqësinë të shijojë një pjesë të kulturës shqiptare, përmes muzikës në një performancë të jetës së pesë artistëve të talentuar të Ansamblit "Zánat".

më shumë...


Konferencë për luftë kundër ekstremizmit

24.05.18

Sot, në ora 10, në Hotel Sirius, Qendra Kosovare për Studime të Sigurisë (QKSS) organizon konferencën përmbyllëse të projektit: “Luftimi i Ekstremizmit të Dhunshëm dhe Terrorizmit nëpërmjet komunikimit” i cili mbështetet nga Ambasada Amerikane në Prishtinë.
Në konferencë do të lansohet doracaku “Ekstremizmi i Dhunshëm dhe Mediat- Doracak për gazetarët”, i cili ka për qëllim të ofrojë rekomandime rreth mënyrës së raportimit të rasteve të ekstremizmit të dhunshëm dhe terrorizmit nga mediat si dhe të shpjegoj terminologji të ndryshme religjioze dhe mënyrën më te mirë te përdorimit të tyre nga mediat dhe gazetarët.

më shumë...


Suksesi i vajzave nga Kosova, nuk ka të ndalur

24.05.18

Siç ju kemi njoftuar ditë më parë në faqen tonë zyrtare www.radiokfor.com, këngëtarja prishtinase Era Istrefi, do të jetë pjesë e këngës zyrtare të Kupës së Botës së bashku me  Will Smith dhe  Nicky Jam. Të gjitha portalet vendore dhe ndërkombëtare e përfolën këtë informatë, duke u fokusuar edhe në suksesin e Erës.
Fatmirësisht Kosova ka shumë vajza të suksesshme, e për ta rikujtuar një fakt të tillë, faqja për promovimin ndërkombëtar të Kosovës “Image of Kosova” i ka përmbledhur tri vajzat e suksesshme në një imazh të titulluar “Hat Trick”.

më shumë...


Antarësimi i Kosovës në Organizata Ndërkombëtare

23.05.18

Sot me 23 Maj nga ora 10:30 në ambientet e hotelit ‘Swiss’ në Prishtinë nën organizimin e Institutit të Prishtinës për Studime Politike është organizuar një tryezë diskutimi lidhur me Antarësimin e Kosovës në Organizatat Ndërkombëtare.

Temë diskutimi ishte “Anëtarësimi i Kosovës në Organizata Ndërkombëtare: Këshilli i Evropës dhe INTERPOL”.

më shumë...


Mbahet kongresi nacional ‘Kosova që ne duam’

23.05.18

Në partneritet me partnerët vendas, sot në Prishtinë u mbajt një Konsultim Publik Nacional i organizuar nga Fondacioni Friedrich Ebert (FES).
Kjo ngjarje paraqet një hap të parë drejt një platforme nacionale për të gjithë individët që jetojnë në Kosovë, të cilët duan të jenë forca politike për ndryshime pozitive në vend.

Kjo platformë ka për qëllim që të  nxis të gjithë të punojnë bashkërisht për të siguruar atë që çdo njeri dëshiron: të drejtat e njeriut, sigurinë sociale dhe përfshirje, zhvillim ekonomik, kushte më të mira për jetesë dhe vende pune në një mjedis të shëndoshë.

më shumë...


Kitaristi Shpend Doli me çmim në Nish

23.05.18

Kitaristi nga Kosova Shpend Doli, ka triumfuar në festivalin e ‘XIV Naissus Guitar’,  që është mbajtur në Nish të Serbisë.

Ai është shpërblyer me çmimin e dytë në këtë festival, nga juria e përbërë nga: Vera Ogrizovic, Milkica Ponjavic, Srdan Tosic, Adnan Ahmedic dhe Fabio Barbagalo.

Në këtë garë të muzikës kanë marrë pjesë muzicientë të ndryshëm nga Ballkani. Kitaristi Shpend Doli është shprehur i nderuar dhe falenderues për këtë çmim.

më shumë...


Për herë të parë organizohet ‘Java Sportive Evropiane’ në Kosovë

23.05.18

Falë përvojës profesionale që është duke marr ekipi kosovar në Riga të Letonisë, ‘Java Evropiane e Sportit në Kosovë’ do të organizohet sipas përvojave dhe standardeve evropiane.
Dje (22.05.18) dhe sot (23.05.18), për dy ditë me radhë përfaqësuesit e Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit, njëherësh drejtuesit e Trupës Kombëtare për organizimin e ‘Javës Evropiane të Sportit’, po qëndrojnë në Riga të Letonisë ku po marrin përvojën e duhur për të organizuar Javën Sportive Evropiane.

më shumë...


“Urdhri hyjnor” me titra shqip dhe serbisht

23.05.18

Në kuadër të “Javët e gjuhës gjermane 2018” Ambasada Zvicerane në bashkëpunim me Qendrën Kosovare për Rehabilitimin e të Mbijtuarëve të Torturës (QKRMT) do të bëjnë shfaqjen e filmit “Die göttliche Ordnung” (Urdhëri hyjnor - The divine order), që do të pasohet me diskutim në panel.
Njoftohet se komedia dramatike e regjisores Petra Volpe tregon me humor historinë e Norës, një amvise  dhe nënë e re, e cila në vitin 1971 jeton në një fshat të Zvicrës.
Revolucionet shoqërore të Lëvizjes së vitit 68-ës ndihen poashtu pak këtu. Ngjarja e këtij filmi zhvillohet, kur paqja në fshat dhe familja lëkunden seriozisht kur Nora fillon të angazhohet për të drejtën e votës së gruas.

më shumë...


Kënga zyrtare e Kupës Botërore nga Will Smith, Era Istrefi dhe Nicky Jam

23.05.18

Edhe një këngëtare tjetër e suksesshme në arenën ndërkombëtare e botërore. Kësaj radhe bëhet fjalë për këngëtaren prishtinase, Era Istrefi, ku tanimë është konfirmuar edhe zyrtarisht që në këngën zyrtare të Kupës së Botës, përveç  Will Smith, Nicky Jam, do të jetë edhe Era Istrefi. 
Sipas njoftimeve në Billboard dhe publikimeve të tjera, kënga në fjalë do të lansohet më 25 Maj.
Kënga zyrtare e Kupës së Botës zakonisht këndohet gjatë ceremonisë së hapjes ose mbylljes së aktivitetit sportive të futbollit. Që nga viti 1962, FIFA ka pasur këngët zyrtare që kanë shoqëruar secilën prej Kupave Botërore.
Në vazhdim do të keni mundësi të mësoni se cilat ishin ato:

më shumë...