Tre artiste bashkojnë forcat, për një album të përbashkët

10.10.18

Dashamirët e muzikës klasike do të kenë rastin që të bëhen ndjekës të drejtpërdrejtë të një ngjarjeje kulturore, e cila do të ndodh nesër (11.10.18) në lokalet e Galerisë së Ministrisë, Kulturës dhe Sportit, në Prishtinë.
Është pikërisht ansambli “Trio Vivo”, në përbërje të artisteve: Lejla Pula, në piano, Enkelejda Zajmi Gorani, në flaut dhe sopranoja, Besa Llugiqi, të cilat  do të promovojnë albumin e tyre të parë, me titull “Për Vendin tim”.

më shumë...


Baleti Kombëtar i Kosovës mahnit finlandezët

10.10.18

Baleti Kombëtar i Kosovës në kuadër të turneut katërditor në Helsinki të Finlandës, po vazhdon të mahnis publikun finlandez me performancat e tyre mbresëlënëse. Krahas shkathtësive artistike të kësaj trupe, aty po paraqitet edhe një mozaik i kulturës shqiptare në përgjithësi.
Balerina Vjollca Llugiqi na i shpalosi emocionet e saj nga Helsinki, në lidhje me mikëpritjen që i është bërë trupës së Baletit të Kosovës atje.

më shumë...


LGBTI organizoi "Paradën e Krenarisë - Në emër të lirisë"

10.10.18

Organizatat ‘Cel Kosova’ dhe ‘Csgd Kosova’, sot (10.10.18) organizuan "Paradën  e Krenarisë - Në emër të lirisë".

Kjo paradë tenton të rris vizibilitetin në shoqërinë Kosovare për orientimet e ndryshme seksuale dhe identitetet gjinore.  Për ta përkrahur këtë komunitet, të pranishëm në paradë ishin edhe shumë personalitete vendore dhe ndërkombëtare. Radio KFOR-i ishte i pranishëm në këtë aktivitet dhe pati rastin të intervistoj, Blert Morinën nga Organizata ‘Cel Kosova’, i cili tha:

më shumë...


Shëndeti mendor, bazë e një jetë të shëndetshme

10.10.18

Bota sot shënon ‘Ditën e Kujdesit Ndaj Shëndetit Mendor’, duke krijuar mekanizma mbrojtës dhe sensibilizues për shoqërinë ndaj rrezikut të sëmundjeve mendore. Sipas ‘Organizatës Botërore të Shëndetësisë’, shëndeti mendor përkufizohet kështu: Shëndeti mendor është një gjendje mirëqenie në të cilën individi realizon aftësitë e tij, mund të përballojë streset normale të jetës, mund të punoj në mënyrë produktive dhe frutdhënëse dhe është në gjendje të kontribuoj në komunitetin e tij”.

më shumë...


Kultura e Kampusit të SHBA-së së shpejti hapet edhe në Prishtinë

09.10.18

A jeni të interesuar të studioni në Shtetet e Bashkuara të Amerikës? Nëse po , atëherë Këndi Amerikan në Prishtinë, në Bibliotekën Kombëtare të Kosovës, ju fton këtë të enjte (11.10.2018), duke filluar nga  ora 16:00.
Në këtë takim “EducationUSA”, do të ketë një lidhje direkte në rrjetin social Facebook, ku do të kuptoni më shumë për jetën studentore të studentëve ndërkombëtarë, që studiojnë në SHBA.

më shumë...


‘Fotografia Më e Mirë për vitin 2017’ (Foto: Driton Paçarada)

09.10.18

Së shpejti ndahen çmimet për storien më të mirë mbi varfërinë për vitin 2018, për gazetarë.

Ekipi i Kombeve të Bashkuara në Kosovë ‘UN Kosovo Team’ (UNKT) dhe Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës (AGK) më 15 tetor, në Kino Amrata,  organizojnë ceremoninë e 13-të, të ndarjes së çmimeve për arritjet më të mira në gazetari, për temat e varfërisë 2018. 

më shumë...


Nga dërgimi klasik i porosive, në blerjet online, bota sot po e shënon ‘Ditën e Postës’

09.10.18

Të nisura në Egjipitin e lashtë me lajmëtarë, sot shërbimet postare vazhdojnë të jenë shumë të rëndësishme për njerëzimin. Nëse dikur për të kryer një shërbim postar janë dashur ditë të tëra apo muaj, sot na duhet vetëm një ditë për ta dërguar porosinë edhe në fund të botës.
Kyrshefi ekzekutiv i Postës së Kosovës, Sejdi Hoxha për Radio KFOR-in tregoi rëndësinë që vazhdon ta ketë shërbimi postar edhe sot

më shumë...


Erza Muminoviq fiton medaljen e bronztë në Argjentinë

08.10.18

Kosova sërish shkruan histori në sportin e xhudos, kësaj rradhe përmes xhudistes së re, Erza Muminoviq, duke e cila për herë të parë ka fituar medaljen e bronztë, në ‘Lojërat Olimpike për të Rinj’, që është mbajtur në Buenos Aires. Për xhudisten nga Peja, e cila garoi në kategorinë 44 kilogramë, fitorja ishte shumë e vështirë, një rrugëtim shumë i gjatë, me shumë punë, mund dhe sakrificë.
Trajneri i mirënjohur, Driton Kuka, prej të cilit po dalin vetëm triumfuesit, në një prononcim për Radio KFOR-in, na tregoi se emocionet e së dieles ishin shumë të mëdha.

më shumë...


Bajram Kinolli: ‘Muzika është gjuha që i bashkon të gjithë’

08.10.18

Bajram Kinolli, i njohur me nofkën Kafu, ishte i ftuar në emisionin e pasdites “Macchiato Lounge”, në Radio KFOR, me moderatoren Pranvera Behrami. Kafu është vokalist i grupit muzikor “Gipsy Groove”, të cilët performojnë muzikën origjinale rome.

Gjatë bisedës në studio, duke u shoqëruar edhe me muzikën e mrekullueshme të grupit në fjalë, Kafu tregoi edhe se si i lindi ideja që të mirret me muzikë. 

më shumë...


‘Peer Educators Network’, një dekadë në përkrahje të rinisë Kosovare

08.10.18

Pasnesër (10.10.2018) duke filluar nga ora 14:00 në Bibliotekën Kombëtare “Pjetër Bogdani” në Prishtinë, organizata jo qeveritare ‘Rrjeti i Edukatorëve Bashkëmoshatarë’ (PEN), shënon 10 vjetorin e themelimit të saj.
Kjo organizatë jo-qeveritare punon në kuadër të motos: ‘Nga të Rinjtë - Për të Rinjtë’, duke kontribuar për 10 vite në fushën e edukimit, barazisë gjinore, gjithëpërfshirjes etnike, vullnetarizmit dhe në shumë fusha tjera me interes për shoqërinë.

më shumë...