< Para 1 2 3319 320 321 322 323 Pas >

SAG Awards: Filmi "Birdman" fiton çmimin kryesor

27.01.15

Filmi i Michael Kitton "Birdman" ka fituar çmimin kryesor në ndarjën e çmimeve SAG Awards në Los Angeles. Kitton ka fituar çmimin për ekipin më të mirë, pasi që ka marr çmimin për filmin më të mirë në Guild Awards. Me këto çmime, "Birdman" ka dëshmuar statusin e favoritit për çmimin prestigjioz Oscar. Çmimet SAG janë tregimi më i mirë për fitues potencial të çmimeve Oscar. Marc Rafalo ka marr çmimin për aktorin më të mirë në mini seriale dhe filma televizi, për rolin e tij në "A Normal Heart". Ai poashtu është nominuar për çmimin Oscar.

 

 

më shumë...


Mrs Doubtfire do të bëhet musical

27.01.15

Kompozitori Alan Menken ka thënë për Entertainment Weekly Radio që ka filluar puna për musical të “Mrs Doubfire”, shkruan Digital Spy. Ai ka shtuar se puna e projektit ndodhet në fazën e parë. Ai deri më tani ka punuar muzikën e projekteve të famshme të Disney-it siç janë "Beauty and the Beast”, “Pocahontas", e shumë të tjera, njofton N1 info. Skenarin për musical "Mrs Doubtfire" e ka punuar Harvy Firshine i cili ka aktruar në filmin e njejtë me aktorin e ndjerë Robin Williams . 

më shumë...


The Prodigy prezantojnë The Day Is My Enemy (video)

27.01.15

http://i.imgur.com/6CO3arK.jpgThe Prodigy kanë shpalosur këngën kryesore të albumit të ri The Day Is My Enemy.
Studio-albumi i gjashtë i bendit pritet të plasohet në treg më 30 mars.
Albumi 14-këngësh përfshin këngë si Nasty, Rebel Radio dheDestroy.  
 

më shumë...


Eminem – Detroit Vs Everybody (video)

27.01.15

http://i.imgur.com/uRpHUlC.jpgEminem ka lansuar videoklipin e ri për këngën Detroit Vs Everybody, e cila ndodhet në përmbledhjen e vitit të kaluar, Shady XV.
Në klip, në mesin e të tjerëve shfaqen edhe Danny Brown, Big Sean, Dej Loaf, Royce Da 5”9 dhe Trick Trick.
Videon për këngën Detroit Vs Everybody mund ta shikoni më poshtë.   

më shumë...


Marina and the Diamonds publikojnë këngën e re 'I'm a Ruin' - Audio

26.01.15

Është paraqitur online kënga më e re e këngëtarës Marina and the Diamonds, këngë kjo e titulluar ‘I’m a Ruin’.
'I'm a Ruin', do të duhej të ishte singlli i parë i lansuar nga albumi më i ri i këngëtarës Marina të cilin e ka emërtuar ‘Froot’, mirëpo si duket, kënga është paraqitur online para se që është planifikuar që të dal në publik.
Lidhur me ketë publikim të këngës së saj më të re, Marina ka shkruar në faqën e saj zyrtare, në rrjetin Twitter; ‘Ok Nëse nuk po ju pritet që të dëgjoni këngën e re të publikuar nga unë, atëherë dëgjojeni para kohe!’.
‘Froot’ do të jetë studio albumi i tretë me radhë nga Marina, ndërsa në treg pritet që të dal më datën 3 Prill 2015.
Në vijim mund të dëgjoni singllin e parë nga ky album, të titulluar 'I'm a Ruin':

më shumë...


Lady Gaga shpalos këngë të re me Diane Warren

26.01.15

Këngëtarja Lady Gaga ka interpretuar për herë të parë në Festivalin ‘Sundance’, një duet me autoren e teksteve të shumë këngëve, Diane Warren.
Ky duet titullohet 'Till It Happens To You' dhe para se të këndohej në festival, këngëtarja GaGa e paralajmëroi përmes faqës së saj zyrtare në rrjetin social Twitter.

Kënga 'Till It Happens To You' do të jetë edhe pjesë e dokumetarit të Kirby Dick, të cilin e ka titulluar ‘The Hunting Ground’.
Përderisa presim këtë këngë të re të xhiruar në studio, në vijim mund të dëgjoni një nga hitet e Lady GaGa:

më shumë...


Adele incizon album punk?

26.01.15

http://i.imgur.com/gvO3VIe.jpgAlan Carr, një mik i afërt i muzikantes Adele, ka zbuluar se në albumin e ri këngëtarja ka eksperimentuar me një tingull, të cilin nuk do ta prisnit nga Adele.
Ai ka thënë se e ka dëgjuar albumin dhe se nuk mendon se stili punk i përshtatet zërit të saj, duke shtuar se tekstet e këngëve janë mjaft eksplicite.
Se çka është e vërtetë nga e gjithë kjo, mbetet të shihet.  
 

më shumë...


Paris Hilton në këngën Never Be Alone (audio)

26.01.15

http://i.imgur.com/7fSe4Ob.jpgParis Hilton më në fund është kthyer në skenën muzikore.
Dance-pop diva në bashkëpunim me DJ Poet kanë lansuar këngën Never Be Alone.
Dalja e lansimit të studio-albumit të dytë pritet këtë vit. Këngën Never Be Alone mund ta dëgjoni këtu

 


Pharrell Williams do të paraqitet në "The Simpsons"

26.01.15

Producenti dhe këngëtari i njohur Pharrell Williams së shpejti do të bëj një shetitje në rrugët e Springfield-it në të cilin jetojnë heronjtë e këtij seriali të famshëm. Epizodi "Walking Big & Tall" do të transmetohet më 8 shkurt dhe do të mundësoj adhuruesve të Pharrellit ta shohin atë të animuar. Falë Entertainment Weekly veçse mund të shohim se si do duket Pharrell.

më shumë...


AUDIO: Rihanna, Kanye & Paul McCartney lansojnë hitin e ri

26.01.15

Pas shumë kohe, duke pritur këngën e re nga Rihanna, kjo ditë më në fund ka ardh.Të shtunën mbrëma, Rihanna në Instagram ka publikuar një pjesë të këngës së re, e cila shumë shpejtë është gjetur në internet. "FourFiveSeconds" është këngë e cila është krijuar në bashkëpunim me këngëtaren e bukur dhe Kanye West dhe Paul McCartney. Kënga është shumë e mirë dhe më ndryshe nga këngët e kaluara të Rihannes. Ende nuk është bërë e ditur data e lansimit të albumit të saj më të ri, por deri atëherë do të kënaqemi me këtë këngë! Këngën e re mund ta dëgjoni në linkun më poshtë: 

më shumë...


< Para 1 2 3319 320 321 322 323 Pas >