< Para 1 2 3320 321 322333 334 335 Pas >

Vdes jazz këngëtari Clark Terry

23.02.15

Jazz këngëtari Clark Terry, i njohur me karrierën e tij të gjatë gjithsej shtatë dekada, ka ndërruar jetë në moshën 94 vjeçare, ka bërë të ditur dje bashkëshortja e tij në web faqën zyrtare të këngëtarit. Terry, fitues i çmimit Grammy  dhe kompozitor i cili ka punuar me emrat e njohur siç janë Billy Holiday, Queens Jones etj, ‘i është bashkuar emrave të njohur të muzikantëve në qiell ku do të këndojnë së bashku me engjujtë,’ ka shkruar gruaja e këngëtarit i cili ka vuajtur nga diabeti. Sipas web faqës së tij, 

më shumë...


Birdman fitues apsolut i Oscar-it të sivjetëm

23.02.15

Akademia amerikane për film, ka ndarë çmimet e veta të 87-ta me radhë- çmimet prestigjioze Oscar. Oscarin për filmin më të mirë e ka fituar Birdman, dhe me këtë rast është shpërblyer edhe meksikani Alejandro Inharito për regjinë e këtij filmi. Numrin më të madhë të çmimeve Oscar, mbrëmë i ka fituar pikërisht ky film, gjithsej katër çmime – filmi më i mirë, regjia, skenari origjinal dhe fotografia më e mirë. Humbësi më i madh i sivjetëm, Akademia e ka vlerësuar të jetë filmin e Clint Eastëood, American Sniper, i cili ka fituar Oscarin vetëm për montazhën e zërimit. Grand Budapest Hotel e regjisorit Ves Anderson, mbrëmjen e ka përfunduar me katër çmime të arta. 

më shumë...


Fall Out Boy publikojnë video klipin e këngës 'Irresistible' - Video

20.02.15

Fall Out Boy kanë lansuar edhe online video premierën e këngës së tyre më të re, të cilën e kanë emërtuar ‘Irresistble’.

Në këtë video klip komik, pjestarët e grupit Fall Out Boy shihen duke luajtur basketboll, mirëpo jo lojë edhe aq të mirë në krahasim me kundërshtarët e tyre.
'Irresistible' është shkëputja e radhës nga studio albumi më i ri apo i gjashti me radhë, nga Fall Out Boy, të cilin e kanë emërtuar ‘American Beauty/American Psycho’.

Në vijim mund të shihni video klipin më të ri të këngës 'Irresistible' nga Fall Out Boy:

më shumë...


Take That publikojnë singllin e ri 'Let In The Sun' - Audio

20.02.15

Take That janë pajtuar që remix i këngës së tyre më të re 'Let In The Sun', të bëhet nga producenti franqez, Monsieur Adi.

Edhe pse zyrtarisht kjo këngë do të publikohet në media më datën 2 Mars, 'Let In The Sun' është singlli i dytë me radhë i lansuar nga albumi më i ri i bendit dhe tanimë ndodhet edhe online.

Në vijim mund të dëgjoni këngën më të re nga Take That ‘Let In The Sun’:

më shumë...


Rikthehen Blur!

20.02.15

http://i.imgur.com/uzDEuXJ.jpgBendi britanik i udhëhequr nga Damon Albarn, në fund të prillit do të lansojnë studio-albumin e parë pas 12 viteve pauzë – The Magic Whip. Turneun do ta fillojnë me koncerte në Hyde Park, Londër, ndërsa singli i ri Go Out është prezantuar në Spotify. Bendi i përbërë nga Damon Albarn, Graham Coxon, Save Rowntree dheAlex James, sot zyrtarisht kanë bërë të ditura planet e tyre të ardhshme. The Magic Whip do të jetë albumi i parë pas Think Thank nga viti 2013. Albumi i ri, i cili do të plasohet në treg më 28 prill, është incizuar në Hong Kong në vitin 2013 dhe paraprihet nga singli Go Out. - dëgjoni këtu.  


CHVRCHES ripunuan këngën Cry Me A River

20.02.15

http://i.imgur.com/ZiIRwpH.jpgCHVRCHES kanë qenë mysafirë në BBC Radio 1 në emisionin e Fearn Cotton, Live Lounges, ku kanë performuar ripunimin e këngës së Justin Timberlake, Cry Me A River.
Pop-treshja skoceze i ka dhënë këngës së 2002 një ‘stil’ mjaft interesant.
Rikëndimin mund ta dëgjoni më poshtë. 
 

më shumë...


Pharrell Williams shkruan "Happy" librin për fëmijë

20.02.15

Këngëtari amerikan Pharrell Williams po shkruan libra për fëmijë, njoftoi kështu shtëpia botuese Putnam Books në New York, duke shtuar se muzikanti i famshëm nënshkroi një kontratë për shkrimin e katër librave me ilustrime, kurse e para do të jetë për fëmijërinë e tij dhe e frymëzuar nga kënga e tij e famshme "Happy". 

më shumë...


Çfarë fitojnë të nominuarit për Oscar?

20.02.15

Të nominuarit për Çmimin e Akademisë Oscar, do të marrin dhurata luksoze me vlerë në më shumë se 125 mijë dollarë. Përveç produkteve të zakonshme luksoze për fytyrën dhe bizhuteri të bukur, nominuarit e këtij viti do të fitojnë disa udhëtime luksoze. Kështu, ata do të fitojnë tre ditë qëndrimi në Toskanë, do të udhëtojnë në Kanada dhe do të kenë ushqime të shijshme si dhe të fitojnë nga një vibrator Afterglow. Ka edhe disa paketa spa, përdorimi vjetor i Audit, një paketë për ndryshimin e jetesës. 

më shumë...


Peter Doherty me këngë të re, përkujton këngëtarën Amy Winehouse - Video

19.02.15

Këngëtari Peter Doherty ka lansuar edhe online këngën e tij më të re, të cilën ia ka kushtuar ish të dashurës së tij të ndjerë, këngëtarës Amy Winehouse.

Kënga në fjalë titullohet ‘Flags of the Old Regime’ dhe aty Doherty paraqitet në një video klip bardh e zi.
Frontmeni i bendit The Libertines, këtë tekst të kësaj kënge e kishte shkruar qysh në vitin 2011, në shenjë përkujtimi për yllin Winehouse, e cila ndrroi jetë në moshën 27 vjeçare.
Fitimet nga shitja e këtij singlli do të i shkojnë Fondacionit ‘Amy Winehouse Foundation’, e cila punon për të parandaluar keqpërdorimin e drogës dhe alkoolit tek të rinjtë.
Në vijim mund të shihni video klipin më të ri të këngës ‘Flags of the Old Regime’ nga Peter Doherty:

më shumë...


Mark Ronson sërish kryeson ‘Billboard Hot 100 Singles’ - Video

19.02.15

Këngëtari Mark Ronson edhe këtë javë ndodhet në krye të listës ‘Billboard Hot 100 Singles’ me bashkëpunimin e tij me këngëtarin Bruno Mars, me këngën e titulluar 'Uptown Funk'.

Në vendin e dytë këtë javë radhitet këngëtari Ed Sheeran me këngën 'Thinking Out Loud', ndërsa në pozitën e tretë këtë javë radhitet Hozier me këngën 'Take Me To Church'.

Në vijim mund të dëgjoni duetin Mark Ronson ft. Bruno Mars me këngën 'Uptown Funk', që radhitet në pozitën e parë si dhe mund të shihni listën prej 10 singllave më të dëgjuar këtë javë në SHBA, në ‘Billboard Hot 100 Singles’:

më shumë...


< Para 1 2 3320 321 322333 334 335 Pas >