< Para 1 2 3321 322 323333 334 335 Pas >

Danii Minogue konfirmon rikthimin në skenën muzikore

19.02.15

http://i.imgur.com/811TTk5.jpgDanii Minogue ka konfirmuar se do t’i rikthehet muzikës gjatë këtij viti.
Këngëtarja australiane do të shënojë rikthimin e saj me një performancë në Sydney muajin e ardhshëm – ku do të performojnë edhe Nick Jonas, Jake Shears dheBetty Who.
Dannii Minogue – motra më e re e Kylie Minogue – ka lansuar pesë studio-albume midis 1990-2007. 

 

më shumë...


Royal Blood ripunojnë këngën Roxanne (The Police)

19.02.15

http://i.imgur.com/uuFyEdB.jpgRoyal Blood kanë bërë një ripunim të singlit Roxanne të bendit Police nga viti 1978.
Kënga është prezantuar në Live Lounge Radio1.
Mike Kerr
dhe Ben Thatcher gjithashtu performuan Out of the Black nga albumi i tyre debutues. Royal Blood më herët kishin ripunuar edhe hitin global të Pharrell Williams, Happy.
Më poshtë mund të shikoni edhe videon muzikore të Out of the Black nga Royal Blood.    



 

më shumë...


Angelina i jep fund aktrimit!

19.02.15

Aktorja e famshme Angelina Jolie, ka vendosur ti jep fund karrierës së saj si aktore dhe ta zëvëndësoj atë me punën si regjisore, shkruan Daily Mail. Ajo ka pranuar se ka humbur interesimin për aktrimin qysh në vitin 2007, pas vdekjës së nënës së saj, kurse arsyjet e ndërprerjes së aktrimit, janë të natyres personale. Pas vdekjes së nënës, Angelina ka kuptuar se puna e saj si aktore ishte në fakt dëshira e nënës së saj dhe që paraqitja në filma të shumtë, i ka dhënë më shumë knaqësi nënës së saj se vet Angelines. "

më shumë...


VIDEO: Tom Hanks dhe Justin Bieber në video klip së bashku!

19.02.15

Aktori i famshëm hollivudian, Tom Hanks është parë në New York duke xhiruar video klipin së bashku me Justin Bieber. Por, Hanks nuk po xhiron klipin për Bieber, por për kolegën e tij Carla Re Jepson e cila është bërë e famshme me këngën "Call Me Maybe", kurse për famën e saj të fituar, ajo mund ti falenderoj këngëtarit Justin Bieber i cili i ka dhënë këshilla shumë të mira gjatë xhirimit të këngës dhe klipit. 

më shumë...


Sia sjell albumin e ri

18.02.15

http://i.imgur.com/eYg4vHU.jpgSia, e njohur për albumin e saj të suksesshëm 1000 Forums Of Fear dhe hitet Chandelier e Elastic Heart, ka bërë të ditur se ka incizuar edhe albumin e ri. Albumin e ri e ka emërtuar This Is Acting sepse, siç ka thënë ajo, në të ka këngë që i ka shkruar për muzikantë të tjerë, dhe ato përfaqësojnë një lloj aktrimi dhe argëtimi për artisten. Sia gjithashtu ka bërë të ditur se e ka lansuar 1000 Forms Of Fear vetëm për hir të kontratës, por se kurrë nuk ka dashur të bëhet e famshme dhe për këtë arsye në videoklipe nuk tregon fytyrën e saj. Kënga e fundit ku keni pasur mundësinë ta dëgjoni vokalin e jashtëzakonshëm të Sia është Wolves (Kanye West dhe Vic Mensa).

më shumë...


Sufjan Stevens – No Shade In The Shadow Of The Cross

18.02.15

http://i.imgur.com/fCv5QUM.jpgSufjan Stevens ka zbuluar këngën e re No Shade In The Shadow Of The Cross, si dhe detaje  rreth auditorit, ku do të prezantojë albumin e ri Carrie & Lowell.
Stevens do ta lansojë albumin më 30 mars, ndërsa këngën e parë No Shade In The Shadow Of The Cross mund ta dëgjoni në videon më poshtë.
Carrie & Lowell vjen pas studio-albumit të kaluar The Age Of Adz (nga viti 2010).             

më shumë...


Snoop Dogg paralajmëron albumin e ri - Video

18.02.15

Reperi i njohur Snoop Dogg ka paralajmërur lansimin e albumit më të ri, të cilin e ka emërtuar ‘Bush’.
Për të realizuar këtë album të ri, Snoop ka bashkëpunuar vetëm me këngëtarin dhe njiherit producentin e famshëm Pharrell Williams.
Snoop Dogg i cili së fundi ndrroi edhe emrin e tij skenik, në Snoop Lion ka paralajmëruar edhe singllin e parë nga ky album, të cilën e ka emërtuar 'Peaches N Cream'.
Në vijim mund të shihni edhe një video xhirim, me të cilin Snoop promovon albumin e tij më të ri ‘Bush’, ku ai shihet duke tymosur ‘Cigare’:

më shumë...


Albumet e reja të cilat lansohen gjatë kësaj jave - Lista

18.02.15

Në vijim mund të njiheni me listën e albumeve të reja, të cilët do të lansohen në Evropë dhe në SHBA gjatë kësaj jave, nga artist me famë botërore:
36 Crazyfists - Time and Trauma

A Place to Bury Strangers - Transfixiation

Bliss - No One Built This Moment

Bob Dylan - The Legendary Broadcasts 1969-1984

Bob Marley & The Wailers - Easy Skanking in Boston '78

Brothers of the Sonic Cloth - Brothers of the Sonic Cloth

Butch - Watergate 18

Carl Barat And The Jackals - Let It Reign

Carter Tutti - Carter Tutti Plays Chris & Cosey

Charli XCX - Sucker

Colin Hay - Next Year People (Deluxe Edition) 

më shumë...


Robbie Williams krejtësisht lakuriq!

18.02.15

Robbie Williams, njëri nga pop këngëtar më të njohur në botë, ka shokuar opinionin me një fotografi të cilën e ka publikuar në twitter. Williams, vetes ia ka uruar ditëlindjën e 41-të duke ia bashkangjitur fotografinë në të cilën është krejtësisht lakuriq, kurse organet gjenitale i ka mbuluar me duar. "çfarë mendoni, a mund ta ‘rrëzoj’ internetin pjesa e poshtme e stomakut tim në ditëlindjën time?, ka shkruar këngëtari poshtë fotografisë së postuar. Përndryshe, këngëtari Robbie Williams është i njohur për të gjithë, me skenat e jozakonshme dhe skandale të cilat ka bërë edhe në të kaluarën, kështu që ky gjest i tij dhe kjo foto e publikuar, nuk ka befasuar aq shumë adhutuesit e tij dhe në përgjithësi opinionin e gjërë.

më shumë...


BBC: “Madonna e vjetër”?

18.02.15

Madonna nuk po emitohet më në radion BBC 1, sepse është e ‘parëndësishme dhe e vjetër’, thotë burimi i këtij stacioni. Single i saj i fundit "Living for Love" në repertoarin është qysh nga muaji dhjetor, por është lëshuar vetëm njëherë, shkruan Daily Mail.Muzika e saj është ‘transferuar’ në radion 2, i cili i dedikohet audiencës më të moshuar.  Përndryshe, Madonna po shpreson se me albumin e saj më të ri do të shënoj suksese të mëdha...

më shumë...


< Para 1 2 3321 322 323333 334 335 Pas >