< Para 1 2 3328 329 330332 333 334 Pas >

Christina Aguilera bashkëpunon me Pharrell Williams

30.01.15

http://i.imgur.com/OaeFlaG.jpgChristina Aguilera ka folur rreth bashkëpunimit të saj me Pharrell Williams në albumin e saj të ri. Aguilera ka zbuluar se është duke punuar me producentin në albumin e saj të tetë me radhë.
Gjatë shtatzënisë, jam takuar me të dhe kemi biseduar për albumin,” ka thënë Aguilera për Extra Tv. Albumi i fundit i Aguilera, Lotus, ishte lansuar në vitin 2012
. Këtu mund të shikoni videon për këngën Your Body.


Drake, Avicci, David Guetta, Nicki Minaj për festivalin New Look Wireless

30.01.15

http://i.imgur.com/I7N75bV.jpgDrake, Avicci dhe David Guetta, kanë konfirmuar pjesëmarrjen në festivalin New Look Wireless 2015. Ngjarja muzikore tri-ditore do të shënojë 10 vjetorin - nga data 3-5 korrik. Nicki Minaj, Kendrick Lamar, Jessie J, Labrinth, Clean Bandit, Duke Dumont, Childish Gambino, Wretch 32, Grandmaster Flash dheGorgon City janë në mesin e atyre që kanë konfirmuar pjesëmarrjen për të performuar. 


 


Kanye West publikon video klipin me vajzën e tij - Video

30.01.15

Këngëtari Kanye West ka publikuar edhe online këngën e tij më të re të shoqëruar me video klip, ku shihet vajza e tij e vogël North.
Kënga në fjalë titullohet ‘Only One' dhe këngëtari West ka treguar se kënga i është dedikuar vajzës së tij 18 muajshe North.
Teksti i këngës ‘Only One' është shkruar nga vetë këngari West, dedikuar nënës së tij të ndjerë Donda.
Për realizimin e kësaj kënge West ka bashkëpunuar me këngëtarin Paul McCartney, i cili dëgjohet në tastierë.
Mirëpo, West dhe McCartney së fundi kanë bashkëpunuar edhe në një këngë tjetër të shoqëruar edhe nga këngëtarja Rihanna, në këngën e titulluar 'FourFiveSeconds'.
Në vijim mund të shihni video klipin e këngës më të re nga Kanye West ‘Only One’:

më shumë...


Shakira dhe Pique mirëpritën fëmiun e dytë

30.01.15

Këngëtarja Shakira ka lindur mbrëmë fëmiun e saj të dytë, pranë bashkëshortit të sa dhe njiherit futbollerit të FC Barcelona, Gerard Pique.

Çifti kanë edhe një tjetër djalë  me emrin Milan Pique Mebarak, mirëpo emri i djalit të posalindur nuk është bërë i ditur ende, por një DJ Spanjoll në radio dhe mik i Pique njoftoi më parë këtë javë se ai mund të quhet Andrea o Sacha.

Edhe pse shtatëzënë me fëmiun e saj të dytë, këngëtarja Shakira, nuk e ka ndalur punën e saj në studio, pasi që përveç lindjes së djalit, këngtarja në fund të këtij viti pritet që të lansoj edhe një album të ri si dhe të filloi turneun e saj për promovimin e albumit në fjalë.

më shumë...


Transformim drastik i aktorit Zach Galifianakis?!

30.01.15

Ai është paraqitur në ndarëjn e çmimeve SAG, por njerëz nuk kanë mundur të besojnë se bëhet fjalë për atë. Aktori Zach Galifianakis është paraqitur në tapetin e kuq në ndarjën e çmimeve SAG dhe me pamjën e tij të re, ka shokuar të pranishmit. Aktori komik, ka humbur peshë të madhe dhe tani nuk duket më si vetvetja. Ju rikujtojmë, se Zach ka luajtur në komedinë e famshme Hangover, trashaluqin Alan i cili vazhdimisht krijon problem shoqëërisë. 

më shumë...


Fillojnë xhirimet e filmit të ri për Steve Jobs

30.01.15

Studio Universal Pictures ka bërë të ditur se kanë filluar xhirimet për filmin e ri për Steve Jobs, ekranizim i dytë me radhë për jetën dhe verprat e njërit nga emrat më të njohur të teknologjisë në botë. Filmi i parë i titulluar "Jobs", në të cilin rolin kryesor e ka pasur Ashton Kutcher, është xhiruar në vitin 2013 por nuk ka arritur suksese të pritura.  Drama e re biografike për Jobbs, do të titullohet thjeshtë "Steve Jobs", kurse regjisor është Danny Boyle. 

më shumë...


Mark Ronson sërish kryeson ‘Billboard Hot 100 Singles’ - Video

29.01.15

Këngëtari Mark Ronson për të katërtën javë me radhë, po vazhdon të kryesoj listën e ‘Billboard Hot 100 Singles’ me bashkëpunimin e tij me këngëtarin Bruno Mars, me këngën e titulluar 'Uptown Funk'.
Në vendin e dytë këtë javë radhitet këngëtari Ed Sheeran me këngën 'Thinking Out Loud', ndërsa në pozitën e tretë këtë javë radhitet Hozier me këngën 'Take Me To Church'.

Në vijim mund të dëgjoni duetin Mark Ronson ft. Bruno Mars me këngën 'Uptown Funk', që radhitet në pozitën e parë si dhe mund të shihni listën prej 10 singllave më të dëgjuar këtë javë në SHBA, në ‘Billboard Hot 100 Singles’:

më shumë...


Adam Lambert emërton albumin e ri

29.01.15

Këngëtari Adam Lambert ka njoftuar fansat e tij se studio albumin e tij të radhës e ka emërtuar ‘The Original High.
Albumin në fjalë, Lambert pritet që ta hedh në treg në fund të këtij viti, pasi që kështu ka njoftuar edhe shtëpia me të cilën ka lidhur kontratë për këtë album të ri ‘Warner Bros Music’.

Këngëtari Adam Lambert përndryshe emrin e albumit të tij më të ri e bëri të ditur pikërisht sot, me rastin 33 vjetorit të ditëlindjes së tij.
Në këtë project të radhës Lambert ka bashkëpunuar me producentët Max Martin dhe Shellback të cilët njihen për punën e tyre me yjet si Britney Spears, Kelly Clarkson dhe Katy Perry.

më shumë...


Për Naomi Campbell koha është ndalur

29.01.15

Naomi Campbell, modelja britanike, aktorja dhe këngëtarja, ka marr pjesë në sfilatën e modës të dizajnerit francez Jean Paul Gaultier, në të cilën, përkundër moshës, ka lënë të gjithë të pranishëm pa frymë. Modelja e bukur, 44 vjeçare, edhe njëherë ka dëshmuar se nuk e ka ndërmend ta lëshoj fronin vajzave të reja, me vijat e saja të përsosura. 

më shumë...


VIDEO: Enrique Iglesias fitoj miliona me këngën e vjedhur?

29.01.15

"Bailando" shumë shpejtë është bërë hit, këngë kjo nga albumi i fundit i Enrique "Sex and love”, kurse klipi është shikuar më shumë se 690 milion herë në YouTube.  Enrique Iglesias ka fituar para të majme me këngën në fjalë, por dy tekstshkrues të këngës thonë se kënga është e vjedhur.  Christian Escuti dhe German Schulz thonë se qysh në vitin 2009 këngën "Quiero Bailar Contigo" e kanë dorëzu në Sony, por asnjëherë nuk kanë marr ndonjë përgjigje. Kur në vitin 2014, Enrique kishte publikuar këngën "Bailando", ata kanë kuptuar se bëhet fjalë për këngën e tyre, shkruan TMZ. 

më shumë...


< Para 1 2 3328 329 330332 333 334 Pas >