Kelly Rowland – Dirty Laundry
16.05.2013 12:03 postuar nga: Ella
Për këtë vit, Kelly Rowland ka paralajmëruar lansimin e albumit të saj të katërt, i cili pritet të dalë nën titullin Talk a Good Game – më herët ky lansim ishte paralajmëruar nën titullin Year of the Woman. Pas këngës Ice (me Lil Wayne) dhe singlit të dytë, këngës Kisses Down Low, si single i tretë është përzgjedhur kënga Dirty Laundry (producent - The Dream), të cilin mund ta dëgjoni duke klikuar këtu.
Rita & Madonna
16.05.2013 11:25 postuar nga: Ella
Rita Ora ka nënshkruar një marrëveshje që të jetë fytyra e re e markës së njohur të Madonna-s, Material Girl. “Lorudes (vajza e Madonna-s ka qenë një fanse e madhe e Ritës për pak kohë dhe ka ndjekur shumicën e koncerteve të saj. Ajo e luti nënën e saj që ta takonte atë”, ka thënë një burim për revistën The Sun. “Ato u takuan në Met Ball në New York dhe Rita e pranoi menjëherë kërkesën, pasi është fanse e madhe e Madonna-s”.
Pitbull & Daft Punk – Get Lucky rmx
15.05.2013 18:12 postuar nga: Ella
Pitbull merr pjesë në versionin e ri të singlit të fundit të Daft Punk. Reperi ka incizuar vokalet për hitin global të dyshes franceze, Get Lucky, ku bëjnë pjesë edhe Pharell Williams dhe Nile Rodgers. “Mr Worldwide, Pharrell, Daft Punk,” thotë Pitbull në fillim të këngës. Megjithatë, ende nuk është konfirmuar nëse remiksi është zyrtar apo jo. Përmbledhja, Random Access Memories, do të plasohet në treg më 20 maj në Britani dhe një ditë më vonë në SHBA. më shumë...
Texas – The Conversation (video)
15.05.2013 18:11 postuar nga: Ella
Texas kanë performuar singlin e tyre të ri në Later... with Jools Holland, emisionin e njohur muzikor në BBC. Gjatë vizitës së tyre, ata performuan edhe këngët e reja - Dry Your Eyes dhe Detroit City. Albumi i ri i Texas, The Conversation, do të lansohet më 20 maj (në Britani). më shumë...
Chris Brown paralajmëron duet me të ndjerën Aaliyah
15.05.2013 14:54 postuar nga: DiTa
Këngëtari Chris Brown ka njoftuar se shumë shpejt do të lansoj një këngë të re, në duet me këngëtarën e ndjerë Aaliyah. Kënga në fjalë do të titullohet 'They Don't Know', ndërsa në të do të dëgjohen edhe vokale të pa publikuara më parë të zërit të këngëtarës Aaliyah. Kjo këngë e re do të publikohet në studio albumin e gjashtë me radhë të këngëtarit Brown, të cilin e ka emërtuar ‘X’. Në albumin më të ri ‘X’, Chris Brown ka bashkëpunuar edhe me këngëtarë të tjerë si Kendrick Lamar, Nicki Minaj, Timbaland dhe Pharrell Williams, Lansimi zyrtarë i këtij albumi pritet më datën 16 Korrik 2013. Vlen të përmendim se këngëtarja Aaliyah konsiderohet si një nga mbretëreshat e muzikës R’N’B. më shumë...
PSY në Tiranë më 18 Maj
15.05.2013 14:51 postuar nga: DiTa
Këngëtari koreano-jugor PSY, pritet që të performoj në Tiranë më datën 18 Maj, i shoqëruar edhe nga balerinat që mund ti shohim në videon e tij të famshme të këngës “Gangnam Style”. Këngëtari i cili i mësoi vallëzimin e tij të çmendur apo ndryshe i njohur edhe si ‘kalërim në kali’, po thuaj se gjithë botës moderne, do të performoj edhe në Tiranë. Ky lajm është bërë i ditur nga një klub nate në Tiranë, ku thuhet se PSY i është përgjigjur pozitivisht ftesës së tyre. më shumë...
VIDEO: Zaz e re
15.05.2013 10:01 postuar nga: Mina
 Këngëtarja franceze Zaz, kënga e së cilës "Je veux" është bërë hit i madh, ka lansuar albumin e saj më të ri. Pas albumit të titulluar "Zaz" i cili është lansuar në vitin 2010, këngëtarja me emrin e vërtet Isabel Zhefroi, tani vjen me albumin më të ri të cilin e ka emëruar "Recto verso". Albumin e saj më të ri, këngëtarja në fjalë e ka paralajmëruar me singlin e ri "On ira", kurse së shpejti do të lansoj edhe këngët të tjera. më shumë...
VIDEO: Lady Gaga rikthehet në skenën muzikore
15.05.2013 10:00 postuar nga: Mina
Lady Gaga është larguar nga skena muzikore për disa muaj, për shkak të një operimi që kishte në muajin shkurt. Por tri muaj pas sherimit, ajo ka vendosur të kthehet me plot energji dhe vullnet për punë. Në koncertin e Brayan Newman në New York, Gaga ka kënduar disa këngë. "I falenderoj të madhes Lady Gaga për përkrahjen e saj”, ka thënë këngëtari në fjalë. Ai poashtu ka vendosur fotografinë e këngëtares në skenë. Lady Gaga tani është duke përfunduar albumin jazz me këngëtarin Tony Bennett. më shumë...
Fillojnë xhirimet e filmit "Need for speed"
14.05.2013 15:10 postuar nga: Mina
Në Amerikën e Veriut, kanë filluar xhirimet për filmin "Need for Speed", në të cilin, ndër të tjerë, luajnë edhe Aaron Paul, Dominic Coopper, Imogen Poots dhe Michael Kaeton. Pjesët e para të filmit po xhirohën në Gjerogji. Rrugët janë bllokuar shkaku i xhirimeve, kurse mediat lokale vazhdimisht po raportojnë për këtë ngjarje të madhe në qytetin e tyre. Në jëtë film flitet për Tobey Marshall i cili del nga burgu. Derisa është në liri, ai mashtrohet nga një pasanik, bashkëpuntor i rij, për shkak të cilit gjindet sërish në anën e gabuar të ligjit. "Need for Speed" në kinematë do të filloj të transmetohet nga 14 marsi 2014.
VIDEO: Kënga e re nga Beyonce
14.05.2013 15:09 postuar nga: Mina
Beyonce kohë më parë ka marr rolin e ri në një film vizatimor. Bëhet fjalë për filmin e animuar "Epic" në të cilin Beyonce luan mbretëreshën Tara. Për këtë film të animuar, Beyonce ka inqizuar një këngë producent i së cilës janë Hit-Boy dhe Chase N Cashe, kurse adhuruesit e saj, veçse kanë arritur ta nxjerrin një pjesë të kësaj këngë. Dëgjojeni këngën në fjalë. më shumë...
|
|