< Prev 1 2 365 66 67524 525 526 Next >

Rita Ora reagon: ‘Libri nuk është i autorizuar nga unë’

28.10.2015 11:03:51 postuar nga: DiTa

Gjyqtarja e spektaklit televiziv ‘X Factor’ dhe njiherit këngëtarja me famë botërore Rita Ora, në një prononcim të fundit është distancuar nga biografia e publikuar në emër të saj.

Sipas përfaqësuesve të saj të cilët kanë folur pë mediumin ‘Page Six’, ata kanë theksuar : ‘Rita Ora aspak nuk ka bashkëpunuar me këta autorë të librit të publikuar me emrin e saj ‘Hot Right Now - Rita Ora biography’.
Mirëpo, këtë gjë e ka konfirmuar edhe vetë nëna e Ritës, Vera Ora, e cila ka thënë: “Ky libër nuk është i shkruar dhe nuk është i autorizuar nga Rita Ora”.

Libri ‘Hot Right Now’, i shkruar nga dy autorë britanezë do të dalë në shitje më datën 29 Tetor në Angli dhe aty janë nxjerr shumë detaje nga jeta e Ritës, që kur ajo dhe familja e saj kanë shkuar si refugjatë në Britani.

më shumë...



Michael Jackson me përfitimet më të mëdha edhe pas vdekjes - Lista

28.10.2015 11:02:34 postuar nga: DiTa

Revista Amerikane ‘Forbes’, e cila çdo vit publikon pasurinë e të famshmëve edhe pas vdekjes së tyre, së fundi ka publikuar listën e pasurisë së personave me famë post-mortum (Pas vdekjes).
Revista ‘Forbes’, ka klasifikuar mbretin e ndjerë të muzikës pop, Michael Jackson në vendin e parë, me fitime nga veprat e shitura që i ndjeri i ka lënë pas.
Këtë vit pasuria e Michael Jackson cilësohet të ketë arritur shumën prej 115 milionë dollarëve.

Karriera e tij e suksesshme prej tre dekadave, ka bërë që Jackson përsëri të jetë artisti më i kërkuar edhe pas vdekjes.
Më posht lajmit ju sjellim listën e personazheve me famë botërore në fusha të ndryshme, të përpiluar nga revista ‘Forbes’, me fitimet e tyre edhe pas vdekjes:

më shumë...



Drake dhe Serena do të bëhën prind!

28.10.2015 08:19:25 postuar nga: Mina

Serena Williams raportohet se është shtatzënë me Drake qysh 12 javë. Stafi i reprit Drake, e ka konfirmuar këtë informacion me një koment: "Unë e dija që po ndodh diçka serioze, pasi më tha se ‘Hotline Bling’ e ka shkruar pë Serenen, dhe çdo herë kur e thrret ajo, do ta ketë vetëm këtë ringtone, si dhe tha se do të vendos fotografinë e djalit të tyre të ardhshëm në albumin e ri "Views from the 6", 

më shumë...



Divorcohen Halle Berry dhe Olivier Martinez

28.10.2015 07:56:42 postuar nga: Mina

Halle Berry po divorcohet nga burri i saj Olivier Martinez, pas dy vitesh martese. Që të dy dhanë një deklaratë të përbashkët revistës "People". “Me zemër të thyer kemi marr vendimin për tu divorcuar", tha çifti. “Do të vazhdojmë me dashuri dhe respekt të dyanshëm, të përqëndrohemi në atë që është më e mirë për djalin tonë. Ne i dëshirojmë njëri tjetrit vetëm lumturi në jetë, dhe shpresojmë se këtë do ta respektoni, më së shumti për shkak të privatësisë së fëmijëve tanë gjatë kësaj periudhe të vështirë”. 

më shumë...



Craig zbulon Bond-in e ardhshëm?!

28.10.2015 07:48:21 postuar nga: Mina

Është Horan. Niall Horan. Ylli i bendit One Direction mund të jetë agjenti i ardhshëm 007 James Bond. Ai ndoshta nuk do të bëhet aktor, por ka fituar shumë lëvdata nga agjenti i tanishëm 007, ylli Daniel Craig. Aktorin e kanë pyetur për Horan, emri i të cilit ishte në listën e adhuruesve për agjentin e ardhshëm James Bond dhe Craig ishte mjaft entuziast, duke e quajtur zgjedhjen "absolutisht fantastike". Gjithashtu, ai e quajti Horan-in një "njeri i mirë". 

më shumë...



AUDIO: Remix i parë për këngën Hello!

28.10.2015 07:35:34 postuar nga: Mina

Dëgjoni tingujt e këngës "Hello" në remix versionin nga Paul Damixie. "Hello" në dy ditët e para ka arritur 450 000 kopje të shitura. Kënga, si edhe video klipi, tashmë po shënojnë rekordet e reja, si në top listat botërore ashtu edhe në kanalin YouTube. Ashtu si singlat e mëparshëm të Adele "Rolling In The Deep", "Someone Like You" dhe "Set Fire To The Rain" edhe kjo këngë aspiron të jetë në vendet më të larta të top listave botërore. Adele këto ditë e ka mbushur botën me lajme, në lidhje me këngën "Hello", poashtu në lidhje me albumin, pastaj me versionin e rrallë të klipit të fundit, me faktin se në klip përdorë celularin e modelit të vjetër, e shumë e shumë të tjera!  Dëgjoni remix versionin të singlit të saj më të ri “Hello”!

më shumë...



Adele në BBC do të publikoi të gjitha këngët tjera të reja

27.10.2015 18:02:06 postuar nga: DiTa

Këngëtarja Adele kishte premtuar që këngën e saj të parë të cilën e ka emërtuar ‘Hello’, do ta lansonte në njërin nga emisionet e radio BBC-1, mirëpo për shkak të lutjeve që i kishte marrë nga fansat, ajo anuloi BBC-në dhe publikoi këngën ‘Hello’ para kohe.
Mirëpo, tani këngëtarja dëshiron që të mbaj premtimin dhënë BBC’s dhe ajo ka vendosur që këngët e reja të i publikoi pikerisht në njërin nga radio emisionet e këtij agjensioni.
Adele, do të këndojë Live në një emision special në BBC të udhëhequr nga Graham Norto dhe aty do të interpretoj të gjitha këngët e albumit të saj më të ri, të cilin e ka emërtuar ’25’, i cili do të dalë në  shitje më datën  20 Nëntor.
Ky emision i cili do të xhirohet më datën 2 Nëntor do të jetë i hapur edhe për shikuesit apo të interesuarit, ku ata prej tani mund të blejnë biletat për të parë performancën Live të Adele.
Përderisa presim këngët e reja nga Adele, në vijim mund të dëgjoni singlin e parë nga studio albumi i saj më i ri ‘25’, këngën ‘Hello’:

më shumë...



Rita Ora në duet me Sigma 'Coming Home' - Video

27.10.2015 18:00:55 postuar nga: DiTa

Rita Ora është ylli i radhës që do të interpretoj një këngë të re bashk me duetin britanez Sigma.
Sigma, i përbërë nga Cameron Edwards dhe Joe "Wooz" Lenzie, kanë promovuar vetëm disa sekuenca të këngës së tyre më të re, të titulluar ‘Coming Home’, në të cilën shihet edhe këngëtarja Rita Ora.
Ky bashkëpunim pritet të jetë singli i parë nga studio albumi i tyre më i ri, të cilin e kanë emërtuar ‘Life’ dhe në treg pritet që ta publikojnë më datën 4 Dhjetor të këtij viti.
Bashkëpunimi me Orën, "Coming Home" vjen pas suksesit të dobët të arritur me bashkëpunimin e tyre të fundit “Redemption” me Diztortion dhe vokalet e Jacob Banks.
Më posht lajmit mund të shihni titujt e 20 këngëve që pritet të jenë pjesë e studio albumit më të ri nga Sigma ‘Life’, si dhe mund të shihni paralajmërimin e duetit nga Sigma dhe Rita Ora 'Coming Home':

më shumë...



Audio: Kelly Rowland publikon këngën e re!

27.10.2015 16:16:31 postuar nga: Mina

Kelly Rowland ka publikuar një këngë të re të cilën e ka emëruar "Dumb" në llogarinë e saj në SoundCloud. Kohët e fundit, për Kelly kemi dëgjuar kryesisht në lidhje me fëmiun e saj - në fakt pothuajse një vit më parë Kelly lindi një djalë Titan Jewel dhe bëri një pauzë në muzikë qysh atëherë. Por tani, ajo është kthyer sërish – ‘kënga e saj është shumë e ngjashme me ato që veçse kemi dëgjuar nga ajo’, shkruajnë mediat e huaja. Këngën mund ta dëgjoni në linkun më poshtë dhe vlerësoni vet a është e mire apo jo?

më shumë...



Video: Perofrmanca e singlit të ri live nga Gwen Stefani!

27.10.2015 14:50:30 postuar nga: Mina

Kënga "Used To Love You" tingëllon po aq e dhimbshme edhe kur këndohet live, por edhe e inqizuar në studio ... Gwen Stefani ka vendosur ti publikoj të gjitha këngë të shkruara më parë dhe emocionet që i ka, do ti ndaj nëpërmjet melodisë. Kështu lindi kënga "Used To Love You", një baladë për divorcin nga burri i saj Gavin Rossdale. Gwen fillimisht këtë këngë na solli në një nga koncertet e saj të fundit, dhe më pas e paraqiti një video klip të thjeshtë, të dominuar nga emocionet e saj. Pikërisht një paraqitjën e saj në emisionin e famshëm The Ellen DeGeneres Show, Gwen e ka kënduar live këtë baladë!

më shumë...



< Prev 1 2 365 66 67524 525 526 Next >