PËR NE....

Skema e re programore në Radio K4

Dëgjues të dashur,

Duke filluar prej 01 Dhjetorit 2007, programi I Radio K4-it do të kurorëzohet me disa ndryshime të vogla, të cilat bëhen me qëllim të realizimit të kërkesave tuaja. Dita - fillon me një ndjenjë të qarkullimit të principit jetësor nëpër brendinë e trupit dhe të shpirtit tuaj. Të gjitha vështirësitë do të zhduken, në çastin kur jeni kyçur në frekuencat tona 90.2 Fm dhe në atë moment gjendeni në hapësirën kohore të rezervuar për emisionin e mëngjesit “Espresso Lounge”, nga ora 7:00 deri në orën 10:00. Pikërisht gjatë këtyre momenteve fillon faza më pozitive e ditës. Dita merr hovin e një dinamike – vazhdojnë emisionet. Në emisionin “Muzika juaj”, 60 minuta të plota, jeni ju ata që e merrni timonin e emisonit në dorë - përzgjedhja muzikore vjen pikërisht nga ju. Prandaj, organizoni rrethin tuaj, ftoni të gjithë miqtë –cdo ditë të javës 18:00 - 19:00, ndërsa të dielave 11:00 - 12:00. Muzika ndikon në ne, më thellë se çdo gjë tjetër që e përjetojmë. Një tingull i ngritur, apo edhe një këngë e lumtur, mund t’i përmirësoj nivelet e energjisë sonë dhe të gjendjes së mirë emocionale. Hitet e viteve '60, 70’, 80’ dhe '90 risjellin shumë këngëtarë, këngëtare e bende të ndryshme ... TË GJITHË në një përmbledhje të Radio K4-it. Këngë të selektuara nga kohë të kaluara, dekada të shumta…Nuk janë vetëm nostalgjikët ata, që po i kërkojnë "Super Hitet” e viteve të kaluara, por dhe të rinjtë që i njohin këto këngë, dëgjuar nëpër valët e ndryshme radifonike. Të gjtha këto begati mund t’i përjetoni në kuadër të emisionit “Dusty Records” (“Pllakat e pluhurosura”), apo hitet e së kaluarës. Çdo ditë të javës prej orës 11:00 deri në orën 12:00, tani me tema të ndryshme muzikore . Programi i mbrëmjes, tani e tutje, do të filloj me emisionin e ri të quajtur “Evening Beats” ku mund të informoheni rreth ngjarjeve kryesore në mjedisin tuaj. Diku rreth orës 20:00 deri në orën 23:00 – ndani një kohë mënjanë për të ndalur gjithçka që jeni duke bërë. Nëse dëshironi me të vërtetë të çlodheni nga të gjitha rrëmujat që ju preokupojnë dhe ju rrethojnë, kyçuni në numrat me peshën më të vlefshme – 90.2 Fm. Është ky emisioni “Wine Lounge”, i cili është kurorëzuar me një emër të ri: “K4 Lounge”, prej orës 20:00 deri në orën 23:00. Koncepti i emisionit mbetet i njejtë; temat e ndryshme mbesin natyra e vet emisionit. Radio K4-i ka përgatitur edhe disa befasi për festat e fundvitit. Bëhuni pjesë e atmosferës festive të fundvitit në Radio K4, në frekuencat 90.2 FM , si dhe frekuencat lokale: për rajonin e Mitrovicës 100.8 FM, rrafshin e Dukagjinit 93.4 FM, rajonin e Gjilanit 87.6 FM dhe rajonin e Prizrenit 107.9 FM. Dhe në internet në www.radiokfor.com. * Gjatë muajit dhjetor, do të keni mundësinë të votoni për këngëtarët, bendet dhe këngët më të mira të vitit 2007. * Fokusohuni dhe merrni pjesë në komunitetin global përmes valëve të radio K4-it. * Lironi mendjen, duke udhëtuar së bashku nëpër binarët e rëndësishëm jetësor 90.2 fm. Shijojeni Atmosferën… vetëm në Radio K4.