Deklarata e Komandatit të Komandës së Forcave të Përbashkëta në Napoli rreth incidenteve të 28 Nëntorit

29.11.2011 14:30:28 postuar nga: arbona

Përdorimi i dhunës kunder trupave të KFOR-it është  i paparanueshëm.
Ju bëjmë thirrje  të gjitha palëve të përmbahen  dhe bashkëpunojnë  plotësisht me të gjithë  akterët  ndërkombëtarë në terren për të siguruar liri të lëvizjes pa vonesë.  Misioni i KFOR-it është të kontribuojë në mirëmbajtjen e një ambienti të qetë dhe të sigurt, lirisë së lëvizjes dhe sigurisë në Kosovë nën Rezolutën e KS të OKB-së 1244. 
KFOR-i është duke e përmbushur këtë mision në mënyrë të kujdesshme, të drejtë dhe paanshëm. 
NATO-ja ka thënë vazhdimisht se ne e përkrahim plotësisht Komandantin e KFOR-it në përmbushjen e atij mandati.
Doja ta shfrytëzoja këtë rast ta përcjell mesazhin se misioni i KFOR-it është të kontribuojë për një ambient të qetë dhe të sigurt në Kosovë, i cili përfshin lirinë e lëvizjes në përputhshmëri me mandatin e tij.

 

 

 

Brenda kësaj kornize KFOR-i në mënyrë rutinore vendos pika kontrolli nëpër tërë Kosovën. 
Dje në pajtueshmëri me mandatin e vet KFOR-i ka ndërmarrë operacione për liri të 
lëvizjes në komunën e Zubin Potokut. Gjatë operacionit armë të vogla zjarri dhe 
mjete shpërthyese të improvizuara janë përdorur kundër ushtarëve të KFOR-it nga 
“elemente kriminale” të cilat kanë luajtur rolin e demonstruesve legjitimë.
Si rezultat i kësaj ushtarët janë lënduar.
KFOR-i iu është përgjigjur këtyre akteve kriminale me mjete jo-vdekjeprurëse (cisterna me ujë, plumba gome dhe gaz lotsjellës). 
Njerëzit të cilët i shkaktojnë dëm ushtarëve të KFOR-it nuk janë demonstrues 
paqësorë ose që punojnë për të ofruar zgjidhje të mira.
Këto akte kriminale dhe çdo veprim i cili e kërcënon ambientin e qetë dhe të sigurt është i papranueshëm. NATOja do të ndërmarrë masa të duhura për të ofruar siguri për të gjithë qytetarët e Kosovës. 
Dua të theksoj se KFOR-i rezervon të drejtën për ta mbrojtur vetveten kundër të gjitha veprimeve agresive dhe ne vazhdojmë të veprojmë në mënyrë të ligjshme dhe 
brenda mandatit tonë të ligjshëm.
Roli ynë është në përkrahje të EULEX-it dhe përpjekjeve të tij për të siguruar funksionimin e rendit dhe ligjit në tërë Kosovën në të mirë të të gjithë qytetarëve. 


Gallery


Video

28.11.2011

To visit our YouTube channel click here