COMKFOR - KOMUNIKATË PËR SHTYP29.11.2011 16:59 postuar nga: arbona
Operacioni i djeshëm për largimin e bllokadave të rrugës nga KFOR-i ka shkuar sipas planit. KFOR-i ekzekutoi mandatin e vet për të rivendosur lirinë e pakushtëzuar të lëvizjës për të gjithë. Operacioni ishte i suksesshëm dhe përfundoi pa dhunë ndaj protestuesve. Më vonë demonstruesit sulmuan pozicionet e KFOR-it dhe shkaktuan lëndime duke përdorur armë të vogla zjarri, mjete shpërthyese dhe koktej molotovi. KFOR-i gjithmonë ka përkrahur të drejtën e qytetarëve në veri të Kosovës për të prostestuar nw mënyrë legjitime siç do të ishte dhe është kudo në botë. Sidoqoftë ato që ua pa dje, ishin akte dhune të cilat nuk kanë të bejnë me protesta legjitime. Nuk protestohet me armë në mënyrë legjitime. Nuk protestohet me bombë në mënyrë legjitime. Nuk shprehet mendimi në mënyrë legjitime me koktej molotovi.
Tani 30 ushtarë të KFOR-it ndodhen në spital. Ata nuk u hospitalizuan për shkak të një proteste legjitime. Plagë nga armët, plagë nga predhat, fraktura dhe djegije nuk rezultojnë nga një demonstratë legjitime. Dhuna e djeshme ka treguar dëshmi të ekzistencës së një minoriteti të dhunshëm kriminal në mes të demostruesve. KFOR-i kupton se ky minoritet nuk përfaqëson shumicën e qytetarëve në veryitë Kosovës. Përdorimi i vazhdueshëm i akteve të dhunshme nga ky element i dhunshëm të cilat kërcënojnë ambientin e qetë dhe të sigurtë dhe jetën e kjutdo nuk është i pranueshëm. KFOR-i do të ndërmarrë të gjitha masat e duhura të ofrojë siguri për të gjithë qytetarët e Kosovës, por të ushtarëve të vet gjithashtu. KFOR-i do të përdorë të gjitha mjetet në dispozicion në një situatë e cila e rrezikon jetën.
|
GalleryTo visit KFOR's official page click here To visit our YouTube channel click here |
